Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen te gjitha detajet e rinovimit te Lautaro: “Ja super rroga qe i ka ofruar Marotta: tani ai kerkon…”

Inter, zbulohen te gjitha detajet e rinovimit te Lautaro: “Ja super rroga qe i ka ofruar Marotta: tani ai kerkon…”
Inter Club Staff

Rendimenti ne ndeshjet e fundit ka kushtezuar ne menyre serioze edhe humorin e tij.

Por ne horizont, ka nje lajm shume te mire per Lautaro Martinez. Sulmuesi argjentinas shume shpejt mund te rinovoje kontraten me Interin.

Kete e shpjegon La Gazzettad ello Sport, e cila shton: “Eshte nje periudhe e veshtire, por ne nje karriere te lojtarit, shihet gjithmone ne pergjithesi situata e tij dhe jo disa ndeshje.”

“Por ajo qe veme re ne eshte se kemi te bejme me nje lojtar shume te talentuar qe kur nuk ben ate qe do ne fushe, merzitet dhe tenton te permiresohet.”

“Por me siguri, shume shpejt do te rikthehet te goli dhe do te tregoje qe ai do te jete nje ndihme me shume per kete Inter.”

“Zikalterit ne fakt po mendojne edhe per situaten e rinovimit, nje gjest ky qe eshte ne axhende dhe do te tentoje te beje El Toron me te qete ne fushen e lojes.”

“Kjo mendohet se eshte nje levizje edhe per te larguar interesin e klubeve si Barcelona, qe ne muajt e fundit e kane kerkuar me ngulm.”

“Interi nuk e ka hapur kurre ne menyre serioze sakrificen e El Toro ne merkato, dhe ka vene gishtin gjithmone te klauzola e largimit.”

“Por edhe per kete arsye rinovimi po tentohet qe te shpejtohet: duhet hequr klauzola ose duhet rritur akoma me shume, ne kete menyre do te largoheshin te gjitha klubet qe jane te interesuara per lojtarin.”

“Dhe ne Europe per hir te vertetes, nuk mungojne aspak palet e interesuara.”

Po shifrat? Per kete La Gazzetta dello Sport zbulon: “El Toro e di qe ne Milano mund te vazhdoje rrugetimi i rritjes, por sigurisht qe deshiron nga Interi qe te njohe statusin e tij te ri si nje Top Player.”

“Ndermjet kerkeses se tij prej 7,5 milione euro ne vit dhe ofertes prej 5 milione euro me rritje qe po mendon ti beje Interi, ka ende nje rruge te gjate drejt gjetjes se gjuhes se perbashket.”

“Por ne kete moment palet po diskutojne per te arritur sa me shpejt nje marreveshje. Nderkohe, ata qe jane afer paleve, flasin se rinovimi eshte thjesht nje formalitet.”

“Lautaro deshiron te fitoje me Interin dhe per sa i perket te tjerave, mund te klasifikohen shume thjesht si thashetheme te kota.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.