Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

992 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohen te gjitha rrogat e lojtareve per sezonin 20/21: “E pabesueshme, por Lautaro merr vetem…”

Inter, zbulohen te gjitha rrogat e lojtareve per sezonin 20/21: “E pabesueshme, por Lautaro merr vetem…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ne nje shkrim teper te gjate, La Gazzetta dello Sport ka folur per rrogat e lojtareve ne Serie A.

Ata jane ndalur me se shumti te skuadrate e medha, ku eshte vene re se Interi tashme ka nje total rrogash teper te larte (si shifer).

Dikur, lojtari me i paguar ne skuadren zikalter nuk i kalonte 3 milione eurot (flasim per 4-5 vite me pare), por tashme, me i paguari ne skuadren zikalter eshte Romelu Lukaku dhe Christian Eriksen.

Belgu bashke me danezin marrin secili nga 7,5 milione euro ne sezon, nderkohe qe ata ndiqen menjehere nga Sanchez me 7 milione euro.

Nderkohe, bie ne sy se si tek Interi, Lautaro Martinez ka ende nje page shume te ulet ne raport me rolin e tij tek Interi.

Argjentinasi merr ende te zikalterit vetem 2,5 milione euro, vetem 500 mije euro me shume se Pinamonti, sulmuesi i katert dhe plot 5 milione euro me pak se rezerva e tij, Alexis Sanchez.

Nderkohe, kjo eshte lista e plote e pagave te lojtareve te Interit.

Me te paguarit: Lukaku (7,5), Eriksen (7,5) e Sanchez (7), Perisic (5), Hakimi (5) e Vidal (6,5).

Nderkohe, te gjithe te tjeret me radhe me pas jane: Nainggolan (4,5), De Vrij (3,8), Brozovic (3,5), Handanovic (3,2), Kolarov (3), Skriniar (3), Young (3), Barella (2,5), Lautaro (2,5), Vecino (2,5), D’Ambrosio (2), Darmian (2), Pinamonti (2), Sensi (2), Ranocchia (1,8), Bastoni (1,5) e Gagliardini (1,5).

Listen e mbyllin dy portieret e Interit, i dyti dhe i treti Radu (1) e Padelli (0,5).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.