Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet basti i madh mbi Barella: “Kur Interi vendosi te investonte ato miliona per te, ishte…”

Inter, zbulohet basti i madh mbi Barella: “Kur Interi vendosi te investonte ato miliona per te, ishte…”
Inter Club Staff

Revista Undici i ka dedikuar nje shkrim te gjate mesfushorit te Interit per te cilin po flet e gjithe bota e futbollit.

Behet fjale per Nicolo Barella, qe dukshem ka pesuar nje rritje eksponenciale qe i ka mahnitur te gjithe.

“Ato qe ka treguar Barella jane ne syte e te gjitheve, por ai eshte nje futbollist i rralle dhe jo me shume centimetra.”

“Ai leviz ne fushe si nje veteran i vertete, rekuperon topa si i cmendur, por eshte elastik, ka goditje sikur po luan me shoket ne kalceto, duket se ka nje lehtesi te papare te luaje futboll.”

“Nese do te kishte qene amerikano latin me kushedi cfare emri ekzotik, ah cfare mund te ishte bere me titujt per te ne te gjithe Europen.”

“Por jo, ai eshte shume i perulur. Preferon te kaloje kohe me familjen se sa te vije verdalle e te beje jeten qe me se shumti 20 vjecaret bejne sot.”

“Mbase pikerisht per kete arsye ai ka pesuar nje rritje te pabesueshme vetem ne nje vit e gjysem tek skuadra e Interit.”

“Nuk eshte nje rastesi qe Barella duket si nje lojtar i rritur ne cdo ane: qe te pozicionimi e deri tek menyra se si gjen rrjeten.”

“Ai mbi te gjitha eshte bere edhe i zgjuar taktikisht ne fushe, nuk vrapon kot por vrapon vetem ne te mire te skuadres.”

“Kur Interi ka vendosur te investoje per te ate shume te medha parash ishte momenti kur zikalterit vune nje bast shume te madh.”

“Ishte basti ku i dorezuan celesat e mesfushes nje 20 vjecari, qe mbase nga prespektiva ishte me i miri italian, por nga sigurua nuk eshte se ofronte dicka te madhe.”

“Por jo, tani qe jemi nje vit e gjysem prapa, basti i vene nga Interi (Conte, Marotta dhe Zhang), duke se po del nje bast i fituar.”

“Nicolo Barella ka konfirmuar se investimi mbi te ka qene shume i drejte. Por prisni: nuk ka perfunduar asgje, Barella ka nje karriere te tere perpara…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.