Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet formacioni qe Conte ka vendosur te perdore kur te rifilloje Serie A

Inter, zbulohet formacioni qe Conte ka vendosur te perdore kur te rifilloje Serie A
Inter Club Staff

Stervitjet individuale kane filluar dhe Interi eshte ne pritje te marre vesh si te gjithe skuadrat e tjera ne Serie A nese do te rifillojne ato kolektive dhe mbi te gjitha, neser Serie A do te rifilloje.

Conte i ka mbajtur te gjithe nen kontroll dhe shpresoj qe gjithcka te rifilloje ne menyren me te mire te mundshme.

Nje nisje e re si ajo e gushtit ku skuadra zikalter e nisi menjehere shume mire. Per ta bere kete, duhen studiuar disa levizje te manovres zikalter

“Conte ne fakt ja ka dale njehere qe te krijoje tek Interi nje shtylle kurrizore me lojtare qe luajne vertikalisht ne drejtim te Lukaku dhe Lautaros duke kthyer te gjithe lojen me nje pasim te vetem.”

“Por kesaj menyre ju shtua Sensi dhe Brozovic qe te jepnin me shume siguri ne mesfushe me Stefan De Vrij gati per topin e larte.”

“Ishte ai nje nga celesat e Interit ne fillimin e sezonit dhe nje nga lojtaret me te rnedesishem te Antonio Contes”, shpjegon Gazzetta.it.

SENSI – “Sensi ka qene qendra e gravitetit rreth te cilit u rrotullonte i gjithe planeti Inter ne dy muajt e pare.”

“Nje regjist qe ju shtua Brozovic, njeriu i pasimit te fundit dhe nje mbrojtes qendre qe dashuron te qendroje me shpine nga mbrojtja.”

“Numri 12 zikalter kishte marre celesat e lojes se Interit me personalitet qe ne ndeshjen e pare ne shtepi ndaj Lecces ku kishte gjetur menjehere golin dhe feeleng me San Siron.”

“Gjithcka ishte ne rritje deri tek nata e mrekullueshme ne Camp Nou ku Sensi dhe Interi mahniti te gjithe Europen.”

ERIKSEN – “Por ishte nata e fundit magjike perpara demtimit kunder Juventusit. Nje dite ku pushoi edhe mekanizmi i Interit se funksionuari.”

“Nga Juventusi tek Juventusi, Sensi pothuajse gjithmone i demtuar dhe Eriksen nuk ishte ende gati per te marre ne dore drejtimin e Interit ne fushe.”

“Tani Conte kete po mundohet te gjeje, qe te ndryshoje skuadren ne menyre te tille per te futur Eriksen si njeri qendror pas shpines se sulmuesve.”

“Mbase pse jo, edhe me Sensin ne fushe, por per kete do te kete kohe sepse do te doje nje studim ekstra kjo hipoteze.”

“Gjithesesi Antonio Conte e ka krijuar nje ide se si do ta hedhe Interin ne fushe ne rast se Serie A fillon, tregon Gazzetta dello Sport.”

“Do te jete nje Inter me nje formacion 3-4-1-2, do te jete pikerisht ky ndryshimi i madh per te perfshire edhe Eriksen ne fushen e lojes.”

“Nderkohe, lojtaret do te jene te rreshtuar si me poshte: Samir Handanovic, Milan Skriniar, Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni, Niccolo Barella, Marcelo Brozovic, Antonio Candreva, Ashley Young, Christian Eriksen, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.