Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

562 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet goditja e madhe e deshtuar ne janar: “Marotta e kishte mbyllur, por gjithcka deshtoi sepse…”

Inter, zbulohet goditja e madhe e deshtuar ne janar: “Marotta e kishte mbyllur, por gjithcka deshtoi sepse…”
Inter Club Staff

Interi po kalon dite jo te qeta nga ana e shoqerise, me Suning qe po kerkon partnere per te ardhmen e saj ne Milano.

Por, klubi gjithesesi vazhdon te punoje per te planifikuar te ardhmen e saj futbollistike edhe per sezonin e ardhshem.

Gjithesesi, duket se Marotta ka punuar fort edhe ne janar, ku me sa duket ka arritur ti afrohet shume nje goditje te madhe, por gjithcka ka deshtuar me pas ne momentin me te bukur.

Kete gje e zbulon calciomercato.com, e cila tregon se si administratori i deleguar i Interit kishte ne dore nje super goditje.

“Marotta ne fakt kishte ne dore Rodrigo De Paul nga Udinese. Kishte arritur nje marreveshje me lojtarin si dhe me klubin e tij.”

“Ai e ndiqte prej kohesh, dhe duke perfituar edhe nga situata, kishte arritur te siguronte ate edhe me nje cmim me te ulet se sa nje sezon me pare.”

“Por gjithcka ka deshtuar ne momentin kur ai ka pritur te marre nje drite jeshile nga Kina: dicka qe nuk erdhi asnjehere.”

“Qe Interi te blinte De Paul, do duhej te kishte shitur me pare Eriksen. E nga ketu, linden edhe tentativat e para te Interit per te shitur danezin. Por me pas nuk u be asgje.”

“Nderkohe, duket se operacioni De Paul thjesht eshte shtyre ne kohe, per ne vere, e nuk ka deshtuar: Marotta vazhdon ta ndjeke me kujdes dhe Conte do e priste me krahet hapur tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.