Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet kontakti: “Agjenti i Gabriel Jesus ka folur me Interin. Ka nje prapaskene ne gjithe kete histori!”

Inter, zbulohet kontakti: “Agjenti i Gabriel Jesus ka folur me Interin. Ka nje prapaskene ne gjithe kete histori!”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte ende nje lojtar ne pronesi te Interit, por klubi zikalter nuk deshiron qe te gjendet e papergatitur ne rast largimi te Toros ne drejtim te Barcelones.

Ja pse sondazhet per lojtare qe mund ta zevendesojne ate jane te shumta, dhe shume prej tyre behen per TOP PLAYER te mirefillte.

Nje nga keto emra eshte ai i Gabriel Jesus, qe edhe ne 2016 ka qene nje objektiv i forte ne shtepine zikalter.

Per kete gje Corriere dello Sport shpjegon se si braziliani mund te jete me shume se sa nje ide per Interin.

“Ne keto vite, 007 e zikalterve kane vazhduar te ndjekin me kujdes Gabriel Jesus.”

“Kur ka qene e qarte se Lautaro Martinez (perpara disa muajsh) mund te largohej vertete tek Barcelona, Interi e ka rrethuar me te kuqe emrin e sulmuesit brazilian dhe e ka vene ate ne krye te deshirave.”

“Ausilio dhe Marotta e konsiderojne ate si perfekt per te zevendesuar Toron. Eshte pikerisht bomberi i kombetares braziliane ai qe intrigon me shume klubin e Interit.”

Tek City, qe kishte blere ne veren e 2016 nga Palmeiras per 30 milione euro, kete vit ka luajtur me shume se ne te kaluaren, por shpesh eshte preferuar Aguero titullar dhe raporti me Guardiolen nuk eshte nder me te miret.

Nuk eshte tek largimet e sigurta te Manchester City, por nuk eshte as i pashitshem.

Per me shume, ne mes eshte edhe nje pasiguri e madhe per sa i perket marrjes pjese te Manchester City ne Champions Leaguen e ardhshme dhe per kete po pritet TAS-i i Lozanes.

Agjenti i Gabriel Jesus ka filluar qe te studioje terrenin per te vleresuar interesime te mundhsme te skuadrave dhe me sa duket, sipas asaj qe zbulohet, ai ka pasur kontakte me Interin.

Kjo eshte prapaskena e kesaj tratative, sepse fakti qe Interi ka filluar kontaktet me lojtarin do te thote se po rregullon terrenin per nje oferte per te.

Flitet se klubi i Manchester City kerkon 63 milione sterlina per te, ose me sakte 70 milione euro. Interi do te ishte i gatshem ti paguante per nje talent kaq te madh sa ai. Gjithmone nese largohet Lautaro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.