Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

489 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet lista ‘sekrete’ e Zhang: “Ja dy lojtaret e pare qe mund te largohen nga klubit: pikerisht…”

Inter, zbulohet lista ‘sekrete’ e Zhang: “Ja dy lojtaret e pare qe mund te largohen nga klubit: pikerisht…”
Inter Club Staff

Merkato e balancuar dhe nese eshte e mundur, pse jo, Interi te dale me plus ne fund te saj ne daten 01 shtator.

Edhe pse duket nje plan ambicioz, Steven Zhang po e mendon vertete qe ta tentoje njehere qe Interi te autofinancohe totalisht per merkaton.

Dicka e tille ka ndodhur edhe ne merkaton e kaluar, kur parate e Icardit pothuajse blene Achraf Hakimin dhe me pas cdo largim perkonte me nje blerje (psh. Godin jashte per Vidal brenda).

Por nuk mbaron me kaq: ne kete moment sipas La Gazzetta dello Sport, Steven Zhang ka edhe nje liste ‘sekrete’ me disa lojtare qe sipas tij, dhe sipas asaj qe i kane thene drejtuesit, nese largohen nuk do te kishin nje impakt sportiv shume te madh.

“Eshte ky plani qe Interi ka ne kete moment: aktualisht ne skuadren zikalter ka shume lojtare qe marrin me shume para se ata qe luajne rregullisht.”

“E per te ulur shpenzimin kryesor te Interit, qe jane pagat e stafit dhe te lojtareve, te paret ne shenjester jane ata qe paguhen me shume dhe qe rendimentin nuk e kane te larte.”

“Ne kete liste i pari eshte Arturo Vidal, qe merr 6,5 milione euro por per te ka qene nje sezon per tu harruar dhe mbase ka perfituar edhe Interi nga kjo duke qene se fale tij ka dale ne pah edhe nje si Eriksen.”

“Nderkohe, i dyti mund te jete Alexis Sanchez, qe merr 7 milione euro ne sezon por gjithesesi ai eshte nje rezerve dhe mund te konsiderohet edhe nje luks.”

“Pastaj, te tjere qe mund te sakrifikohen jane Brozovic dhe Sensi, por dy te paret, jane ne krye te kesaj mini-liste te Zhang.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.