Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

362 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet nje lajm i rendesishem pas infektimit te drejtuesve me Covid19: “Behet me dije se lojtaret…”

Inter, zbulohet nje lajm i rendesishem pas infektimit te drejtuesve me Covid19: “Behet me dije se lojtaret…”
Inter Club Staff

Lajmi me pozitivitetin me Covid19 te disa drejtuesve zikalter (pjeses me te madhe ne fakt, vlen per tu permendur), ka ardhur ne nje moment kur ne Lombardi jane rritur me te vertete shifrat e te prekurve.

Por nuk duhet harruar se nje nga motivet e kesaj rritje ka te beje edhe me disa variante te ndryshme te zbuluara te Covid19.

Gjithesesi, sipas asaj qe eshte lexuar ne komunikaten e Interit, personat e prekur nga klubi zikalter eshte Marotta, Ausilio, Antonello, Cappellini si dhe nje anetar i stafit teknik.

Grupi i drejtuesve zikalter ka qene i gjithi prezent edhe ne funeralin e Mauro Bellugit, i cili eshte mbajtur ne Milano dy dite me pare.

Nderkohe, sipas asaj qe zbulohet nga FCIN1908, ne shtepine Inter eshte ngritur menjehere alarmi i kuq dhe ka filluar izolimi i besuar (lojtaret dhe stafi mund te largohen nga shtepia vetem per ne qendren stervitore dhe e kunderta).

Per sa i perket kesaj, nuk parashikohet qe te gjithe lojtaret te flene ne Appiano Gentile, por ata qe jetojne vetem dhe qe nuk kane familje, mund te kthehen ne shtepi.

Nderkohe, qendra sportive e Interit eshte e organizuar ne menyre perfekte qe keto rregulla ne raste te tilla te zbatohen ne menyre rigoroze.

Grupi i skuadres, sipas asaj qe behet me dije nderkohe, nuk ka pasur asnje kontakt me drejtuesit ne ditet e kaluara. Kete ka cituar pak me pare edhe Sky Sport Italia.

Por ata sot i jane nenshtruar te gjithe tamponave. Testet do te kontrollohen neser por pikerisht neser do te behen edhe teste te tjera.

Gjithcka do te behet ne menyre te rregullt cdo dite, per te eleminuar nje fole te virusit ashtu si ka ndodhur ne te kaluaren te Genoa apo tek Torino ditet e fundit.

Interi ne fillim te sezonit e ka kaluar nje moment teper te veshtire me pozitivitetin e disa lojtareve, kur nese e kujtoni mire, luajti nje derbi te pergjysmuar qe solli me pas edhe fitoren e Milanit (te vetmen fitore te tyre ne 7 ndeshjet e fundit derbi ne Serie A).

Keshtu, reflektoret jane perqendruar te gjithe te skuadra, qe eshte ne nje moment te rendesishem te sezonit dhe qe nuk mund ti lejoje vetes asnje rreshqitje.

Objektivi eshte shume i madh per te bere ndonje gabim. Nderkohe, kujtojme lojtaret qe tek Interi kane dale pozitiv me Covid19 dhe qe me pas jane sheruar ne fillim te sezonit:

Ata kane qene Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Ashley Young, Marcelo Brozovic, Daniele Padelli, Aleksander Kolarov.

Per sa i perket Achraf Hakimi, ai ka dale nje fals-pozitiv ne ate kohe, dhe nuk eshte ne listen e lojtareve qe e kane kaluar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.