Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

505 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet objektivi i madh per sulmin? “Marotta e ka ndare mendjen: po ben gjithcka ta arrije sepse…”

Inter, zbulohet objektivi i madh per sulmin? “Marotta e ka ndare mendjen: po ben gjithcka ta arrije sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi ka nje objektiv te madh dhe shume serioz per sulmin e saj ne sezonin e ardhshem.

Behet fjale per sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti, qe ka nje te ardhme te mbushur plot me mister per shkak te kontrates se tij.

Lojtari aktualisht ka nje kontrate me Torinon deri ne vitin 2022, por nese ata do te bien ne Serie B, do te vinte me siguri nje largim me i afert per te.

Nje largim ky qe deri pak kohe me pare shihej si dicka e pamundur duke qene se lojtari ka qene gjithmone i shenjte per klubin torinez.

 Sky Sport

“Ne kete moment qe po flasim, kater jane skuadrat qe e kane ne idete e tyre sulmuesin teper te fuqishem italian.”

“Eshte Interi, Roma, Napoli dhe Milani. Nderkohe qe Interi ka dy super sulmues, Milani eshte ne kerkim te nje titullari duke qene se Ibra ka nje moshe te larte dhe Mandzukic nuk jep shume siguri.”

“Roma nderkohe deshiron te zevendesoje Dzekon dhe Napoli e pelqen shume per shkak te cilesive por edhe per mundesine e nje cmimi te ulet qe ai paraqet.”

“Por Marotta eshte i pari ne kete gare, sepse ai e shikon Belottin si nje sulmues perfekt per moshen, cilesite dhe karakteristikat e tij per ate qe i duhet Interit te Contes.”

“Keshtu, edhe nese Torino do te qendroje ne Serie A, Marotta do te tentoje ta marre ate sepse edhe Torino nuk do te preferonte qe ta humbiste lojtarin me parameter zero pas nje sezoni. 2022 eshte shume afer”, e mbyll shkrimin e saj Tuttosport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.