Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet oferta e rinovimit per Lautaron: gati super shifra prej TOP PLAYER dhe nje premtim i rendesishem!

Inter Club Staff

Ashtu si eshte thene oret e fundit, tratativa ndermjet Barcelones dhe Interit per Lautaro Martinez po shkon drejt deshtimit perfundimtar.

Ja pse klubi zikalter, sipas asaj qe eshte konfirmuar edhe nga fjalet e fundit te Beppe Marottes, tani beson vertete te nje qendrim i El toro ne Milano.

Keshtu, per kete arsye eshte gati edhe nje kunderlevizje dhe ka nje plan te mirefillte per mbajtjen e tij.

Ja cfare shpjegon Corriere dello Sport: “Mbase do te ndodhe vertete qe ne fund Lautaro Martinez te kaloje tek Messi, sepse ne merkato asnjehere nuk i dihet.”

“Por sot per sot, shanset qe Lautaro Martinez te mbetet nje lojtar i Interit edhe sezonin tjeter, jane shume te larta.”

“Pikerisht per kete arsye Marotta dhe Ausilio kane menduar ti propozojne lojtarit nje kontrate te re me shifra super prej TOP PLAYER.”

“Rroga aktuale prej 2,5 milione eurosh do te arrije 5,5 milione euro ne sezon plus disa bonuse (qe mund te arrije tek 6,5 milione euro).”

“Aktualisht nje rroge me te larte ka vetem Lukaku dhe Eriksen, qe kane nje kontrate prej 7 milione euro plus bonuse ne sezon.”

“Por Interi do te beje nje tentative tjeter duke i premtuar edhe dicka ne kembim: do i kerkoje qe te hiqet klauzola e largimit por me premtimin se nese do te vijne oferta te vlefshme sezonin tjeter, do te merren parasysh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.