Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

750 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani i Inzaghit: “Interi i ri i tij? Me sa duket Eriksen dhe Sanchez do te jene si…”

Inter, zbulohet plani i Inzaghit: “Interi i ri i tij? Me sa duket Eriksen dhe Sanchez do te jene si…”
Inter Club Staff

Ardhja e Simone Inzaghit duket se do i jape nje jete komplet te re dy lojtareve ne vecanti te skuadra zikalter.

Kete gje e shkruan sot Tuttosport ne numrin e saj te perditshem ku zbulohet me detaje se cfare plani ka Inzaghi per ta.

Njeri eshte Christian Eriksen, nje lojtar qe edhe me Antonio Conten pas disa muajve te veshtire kishte arritur nje raport te mire ne fazen e dyte te sezonit.

Danezi pritet te luaje ne nje pozicion me te avancuar me Inzaghin, pra si nje trekuartist i mirefillte (e ka provuar edhe me pare).

Per te qene me te sakte, ai do te jete nje tip “kloni” i spanjollit Luis Alberto dhe i detyrave te ketij te fundit te Lazio.

Duket se kjo gje do te sjelle benefite te medha edhe per Alexis Sanchez, lojtar qe ka karakteristika te ngjashme me Correan.

Pra, nese do te ishte ne doren e Inzaghit, te dy keta lojtare do te qendronin tek Interi ne sezonin e ardhshem.

Per Inzaghin vete faza sulmuese eshte nje faze shume e rendesishme e lojes. Nese per Eriksen eshte me i sigurt qendrimi i tij, nuk mund te thuhet e njejta gje per Sanchez qe shihet nga klubi si nje lojtar per tu larguar per shkak te pages se tij te larte dhe rolit si zevendes qe ka. Qe ai te qendroje, do te duhet nje kembengulje e madhe e tranjerit te ri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.