Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet plani per Espositon ne sezonin e ardhshem: ja te gjitha detajet e asaj qe ka menduar Marotta!

Inter, zbulohet plani per Espositon ne sezonin e ardhshem: ja te gjitha detajet e asaj qe ka menduar Marotta!
Inter Club Staff

E ardhmja e Sebastiano Esposito eshte vendosur tashme: diamanti i shtepise zikalter i lindur ne 2002, ne korrik do te vere firmen ne kontraten qe do e lidhe me Interin deri ne 2025. 

Klubi zikalter beson ne menyre te verber te kualitetet e djaloshit dhe ashtu si tregon Tuttosport, ka vendosur me detaje edhe rrugen qe do te ndiqet per rritjen e tij.

“Pas shperthimit qek a pasur kete sezon (11 ndeshje me te medhenjte dhe nje gol i shenuar ndaj Genoas), per Esposito eshte dizenjuar nje rruge “alla Bastoni”.”

“18 vitet e Sebastianos te ftojne qe te tregohesh teper i kujdesshem me te dhe konkurenca e sezonit te ardhshem tek Interi ne sulm do e mbyste talentin e tij.”

“Prandaj, klubi deshiron qe rritja e tij te mos nderpritet dhe per te arritur kete do te kerkohet nje partner i duhur qe ti besohet nje gur i cmuar si ai.”

KLUBI I DUHUR: “Ne kete rruge pretendentet nuk mungojne, ashtu si tregon edhe interesi i Parmes ne muajin janar.”

“Eshte e thjeshte te mendosh se Marotta mund te zgjedhe nje klub me te cilin Interi ka shume marreveshje ne mes dhe raporte shume te mira diplomatic. Ne kete linje, Parma do te ishte ne vendin e pare.”

“Por ata nuk jane vetem: Interi ka edhe Sassuolon, Veronen, Genoan dhe Bolognen. Administratori i deleguar dhe Ausilio po mendojne edhe se cili kampionat do ishte i duhuri: Serie A apo nje skuader me solide me shume minuta ne Serie B.”

“Ideja e mire do ishte nje skuader qe do te luftonte per promocionin ne Serie A se sa nje skuader qe luan per vendet e fundit ne Serie A.”

OBJEKTIVI I SUNING – “Te behet Esposito nje lojtar gati per Interin e se nesermes nuk do te jete nje sfide shume e lehte duke pare se dicka e till nuk ndodh qe nga koherat e Mario Balotellit, i fundit talent i madh i dale nga Primavera per sulmin zikalter.”

“Mario – pertej sjelljeve te tij jashte fushe – ne moshen e Espositos ishte nje fenomen dhe kishte talentin per tu bere nje nga me te miret ne bote.”

“Ne rastin e Esposito nderkohe do te jene thelbesore edhe zgjedhjet qe do te behen nga agjenti i lojtarit. Rrugen e duhur e ka treguar Bastoni, i cili eshte blere nga Atalanta si nje lojtar me prespektive dhe vetem pas disa vitesh ka ardhur tek Interi duke fituar besimin e Contes dhe me pas nje bluze titullari.”

“Nese do ja dale edhe Esposito, per Suning do te ishte si nje fitore kampionati nga ana e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.