Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

337 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena e madhe: “I gjithe Interi e donte, por kushtonte shume: gjithcka deshtoi vetem prej…”

Inter, zbulohet prapaskena e madhe: “I gjithe Interi e donte, por kushtonte shume: gjithcka deshtoi vetem prej…”
Inter Club Staff

Ka mbetur nje ceshtje e pazgjidhur ne merkaton e Interit veren e shkuar. Klubi zikalter ne fund ka perfunduar me Andrea Pinamontin ne sulm, por ideja fillestare ishte qe te blihej nje sulmues i afirmuar ne kete pozicion te skuadres.

Ne fillim te merkatos, emri me i lakuar tek Interi ishte ai i Matheus Cunha, brazilian i lindur ne 1999 dhe qe luan per skuadren e Herthes se Berlinit.

Gjithesesi kjo marreveshje nuk u mbyll dot, dhe sot eshte zbuluar edhe prapaskena pas ketij deshtimi.

“Ne klasifikimin e lojtareve qe pelqehen nga Interi, Cunha eshte shume lart”, shpjegon Calciomercato.com.

“Por problemi ne vere ka qene vleresimi prej 35-40 milione eurosh qe e beri te pamundur kete operacion per zikalterit.”

“Hertha ne janarin e shkuar ka paguar 18 milione euro per te tek Liepzig dhe Cunga ka shperthyer me pas: kjo e ka bere te pamundur qe Hertha ta shiste per me pak lojtarin.”

“Sot shifra nuk eshte aspak me e ulet: perkundrazi, ai per me pak se 40 milione euro eshte i paprekshem per cdo skuader.”

“Prandaj kjo deshire e Interit eshte mbyllur ne sirtar dhe nuk pritet qe zikalterit te hidhen ne sulm per brazilianin.”

“Matheus eshte nje sulmues modern, i forte por edhe teknik. Interi e ndjek, e aprovon, por eshte shume larg per ceshtje ekonomike.”

“Per me shume, ai ne Serie A do te ishte nje bast i rendesishem dhe Covid19 i ka ndaluar bastet per shume skuadra ne Europe. Me pas ne te ardhmen, ku i dihet… Por tani per tani, jo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.