Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena e madhe: “Ja endrra e madhe e Contes ne mesfushe kur erdhi: pikerisht te Lazio…”

Inter, zbulohet prapaskena e madhe: “Ja endrra e madhe e Contes ne mesfushe kur erdhi: pikerisht te Lazio…”
Inter Club Staff

Sot, vetem pas disa oresh, do te jete kundershtari i Interit, nje klub te cilit ai i ka bere keq ne te kaluaren.

Po flasim per Sergej Milinkovic-Savic, i cili nuk eshte nje emer aspak banal, dhe qe ne te kaluaren eshte afruar jo pak here me Interin.

Nga klubi zikalter, per hir te vertetes, eshte provuar disa here qe te rrembehet serbi nga Lazios, sidomos kur Conte erdhi ne Milano.

Kete gje e tregon sot Calciomercato.com, e cila, tregon se si tekniku zikalter kishte perzgjedhur Milinkovic-Savic si investimin e duhur per mesfushen e Interit sapo ka shkelur kembe tek Interi.

Por me sa duket kostot e larta, kane bere qe cdo gje te hidhet ne ere pa filluar nje tratative te mirefillte

Gjithesesi duhet theksuar se ne ate kohe investoi nje shume teper te madhe parash edhe per Lukaku, e kjo ishte nje tjeter arsye se pse su be gje per Sergej.

“Per vite me radhe Interi e ka ndjekur me shume kujdes evolucionin e Milinkovic, dhe ka pritur okazionin e duhur per ta rrembyer nga Lazio me ardhen e Contes.”

“Tekniku e kishte zgjedhur serbin si profilin e duhur per ti dhene skuadres teknike dhe muskuj, por ky transferim nuk behej dot.”

“Ishte shume e larte kerkesa e Lotitos (ai nuk kerkonte me pak se 100 milione euro), sidomos ne nje vere si ajo e 2019, kur Interi kishte paguar Lukaku ‘sa qimet e kokes’.”

“Zikalterit me pas kane folur me Conten dhe kane blere per te Barella dhe Stefano Sensi. E per hir te vertetes nuk i ka dale aspak keq.”

“Interi pagoi pak a shume per dy lojtaret me pak nga sa ishte cmimi ne treg i Sergej Milinkovic-Savic (sipas Lotitos).”

“Pertej probleme qe ka pasur Stefano Sensi, ai mbetet nje lojtar teper i vleresuar por duhet theksuar impakti qe ka pasur Nicolo Barella.”

“Ky i fundit ka ardhur si nje bast por tani tek Interi ka fituar nje vend titullari qe askush nuk ka arritur tja rrembeje dot.”

“Ai nder te tjera vlen diten e sotme te pakten sa dyfishi i bleres qe eshte blere nje vit e gjysem me pare nga Cagliari.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.