Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cassano kercenon Interin ashper: “Nese nuk fitojne Serie A, askush nuk duhet te flase me per…”

Cassano kercenon Interin ashper: “Nese nuk fitojne Serie A, askush nuk duhet te flase me per…”
Inter Club Staff

“Jemi ne nje futboll te skaduar, i katerti apo i pesti ne Europe. Deri ne 2010 me te miret vinin tek ne, tani mund te presim ketu vetem lojtare medioker dhe te vjeter.”

“Juventusi eshte i vetmi klub qe mund ti lejoje vetes te marre ndonje lojtar te ri dhe te mire ne merkaton Europiane.”

“Juventusi dhe shume pak Interi”. Kjo eshte analiza e Antonio Cassano per Corriere dello Sport, i cili shton me pas:

“Une po bej nje llogari elementare: prej me shume se disa vitesh, te pakten shtate lojtare arrijne kuoten e 20 golave ne kampionat.”

“Ronaldo Fenomeni te ne arriti maksimumi 25 gola ne sezonin e tij me te mire. Nje barcalete, me thoni qe eshte keshtu.”

“Shenojne te gjithe, mbrojtjet te bejne te qeshesh. E kur shkojme jashte, ne Europe, na marrin me shkop.”

“Roberto Baggio e kishte pare mire: duhet te investohet te sektoret e te rinjve. Idene duhet ta kopjojme te anglezet dhe gjermanet qe sot kane me te miret.”

“Sancho, nje 2000, eshte shume i forte. Haaland gjithashtu, ai luante si titullar te Salzburgu. E ke pare cfare ndeshje ka bere Musiala nje 2003 kunder Lazios?”

“Do shtoj edhe Foden, por rekomandoj edhe Stevanovic dhe Diallo, City e United. Jashte, te rinjte e kontrollojne fushen. Jo, ne mendojme te ndertojme nga prapa.”

Interi po ben nje vrapim me vete per fitimin e titullit?

“Shiko, Interi ka vetem kampionatin, ka bere shume keq ne Champions League dhe ka mbetur edhe pa Europa League.”

“Ka dale edhe nga Kupa e Italise. Nese nuk fiton kampionatin, per mua eshte nje sezon totalisht i deshtuar, i falimentuar.”

“Nese nuk fitojne Serie A, askush nuk duhet te flase me per Interin qe ka bere mire kete sezon.”

“Gjithesesi, une jam i cmendur pas Atalantes dhe me pelqen edhe Roma. Fonseca eshte i zoti, luan mire dhe ne sulm.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.