Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

724 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena: “Inter i ka thene jo direkt Contes pasi ai ka kerkuar te bleje ne janar…”

Inter, zbulohet prapaskena: “Inter i ka thene jo direkt Contes pasi ai ka kerkuar te bleje ne janar…”
Inter Club Staff

Edhe pse Antonio Conte tashme ka disa muaj qe eshte larguar nga Interi, atij i kane mbetur ne zemer shume lojtare zikalter qe ka pasur ne Milano.

Conte ka vertete kujtime te bukura ne Milano sepse ne dispozicion kishte nje skuader te nje cilesie te larte por qe edhe ju pergjigj ne cdo nevoje qe ai kishte.

Ai ndodhet ne kete moment te Tottenham, ku po ben shume me mire nga sa kishte bere paraardhesi i tij ne fillimin e Premier League.

Por me sa duket Conte ka tentuar qe te perforcoje Tottenham gjate merkatos se dimrit pikerisht me nje lojtar te Interit por Marotta dhe Ausilio kane refuzuar menjehere.

“Ne fakt Conte i ka pasur idete e qarta: ai ka kerkuar Marcelo Brozovic, dhe ka menduar se lojtari duke qene ne skadence kontrate mund te ishte me i thjeshte per tu arritur.”

“Pak a shume ka tentuar te beje ate qe kishte bere Interi dy vite me pare ne janar me Tottenham kur bleu Eriksen edhe pse kishte gjashte muaj kontrate.”

“Por asnje sinjal pozitiv nga Interi per kete: Brozo ishte i paprekshem dhe ishte ne diskutime per rinovimin. Per me shume Inzaghi do te kishte qene kategorik kunder largimit te tij.”

“Asgje per tu bere per Conten ne kete rast sepse edhe Brozovic nuk eshte se e ka pasur ne asnje moment me sy te mire largimin nga Inter. Keshtu, Contes ju desh te pranoje nje lojtar si Bentancur ne mesfushe qe aspak nuk ka qene zgjedhja e tij e pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.