Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

582 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena: “Kur Inzaghi humbi Lukakun u takua me Marotten dhe kerkoi vetem nje lojtar: ai eshte sot…”

Inter, zbulohet prapaskena: “Kur Inzaghi humbi Lukakun u takua me Marotten dhe kerkoi vetem nje lojtar: ai eshte sot…”
Inter Club Staff

Interi ne kete moment, ndryshe nga sa u mendua ne fillim, nuk po vuan aspak nga mungesa e Romelu Lukaku.

Sulmuesi belg eshte nje kujtim i larget sepse ne kete moment, Edin Dzeko me golat e tij, ka bere qe ai te harrohet shpejt.

Boshnjaku eshte njeriu i momentit ne shtepine Inter. Ai ka marre perdore skuadren dhe ka ndihmuar edhe ne fitoren e fundit ne Champions.

Pikerisht per kete gje flet Il Giorno qe zbulon edhe nje prapaskene te madhe per momentin e largimit te Lukakut.

“Drejtuesit e Interit e kishin kerkuar Dzekon edhe veren e shkuar, por ne ate kohe Roma kerkoi shume para per te.”

“Por cfare ndodhi menjehere sapo Lukaku u largua? Inzaghi u takua me Marotten dhe kerkoi vetem nje emer: tani qe humba Lukakun dua Edin Dzeko.”

“Kjo ka qene nje kerkese qe eshte pare me largpamesi nga tekniku aktual i Interit sepse Dzeko deri me tani ka rezultuar nje goditje teper e mire.”

“Kur tekniku u gjend perpara nje situate te pamenduar (pa Lukakun), ai nuk u zhyt ne depresion por menjehere kerkoi Dzekon sepse kishte pare tek ai njeriun me te rendesishem te sulmit te Interit.”

“E ne ate kohe kritikat ishin te shumta dhe shume i vogel ishte numri i njerezve qe mendonin se Dzeko do te zevendesonte dot Lukakun…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.