Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet prapaskena me Perisic: “Lojtari kroat ne keto jave ka qene ne pritje te nje oferte nga…”

Inter, zbulohet prapaskena me Perisic: “Lojtari kroat ne keto jave ka qene ne pritje te nje oferte nga…”
Inter Club Staff

Me sa duket nje nga ceshtjet me te rendesishme ne lidhje me te ardhmen tek Interi eshte ajo e Ivan Perisic.

Kroati eshte ne skadence kontrate dhe deri me tani nuk ka pasur asnje avancim ne lidhje me rinovimin e tij.

Ne kete moment qe po flasim, kerkesat e kroatit jane konsideruar si shume te larta nga drejtuesit e Interit.

Por me sa duket ne muajin shkurt, palet do te takohen edhe njehere me shpresen se do te gjendet nje rruge e perbashket.

Nderkohe, Il Giorno ka treguar diten e sotme edhe nje prapaskene me kerkesat e larta te Perisic dhe pse ai ka shtyre gjithcka deri me tani.

“Pas shume vitesh ne Serie A, ku ne mes ka pasur edhe nje eksperience triumfuese te Bayern Munich, lojtari deshiron te matet me Premier League.”

“Ai kurre nuk ka luajtur ne kete kampionat, i cili eshte me i forti aktualisht ne bote por edhe me i pasuri nga ana ekonomike.”

“Ai deri me tani dhe sidomos keto jave ka pritur per nje oferte nga Premier League qe nuk ka ardhur aspak. Kjo mund te beje qe Perisic te ule kerkesat e tij per page te larte dhe te afrohet me shume me Interit. Te presim e te shohim per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.