Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet shifra qe Atletico Madrid do te ofroje per Lautaron: “Simeone do te ofroje vetem…”

Inter, zbulohet shifra qe Atletico Madrid do te ofroje per Lautaron: “Simeone do te ofroje vetem…”
Inter Club Staff

Diten e sotme ka dale ne pah nje lajm shume i papritur: Atletico Madrid dhe Diego Simeone jane gati te hidhen ne sulm per Lautaro Martinez.

Nderkohe qe te gjithe kane pritur qe ata te bejne tentativen e tyre per argjentinasin e Juventusit, Paulo Dybala, me sa duket Simeone deshiron Lautaron.

Lojtari i Interit eshte nje deshire shume e vjeter e teknikut Simeone qe nga koherat kur ai luante ne Argjentine.

Por ne ate kohe Piero Ausilio eshte treguar me i shkathet se te gjithe dhe arriti ta siguronte Martinez per nje shume te konsiderueshme.

Gjithesesi, sot tek Interi nuk eshte se ka ndonje lojtar te pashitshem dhe kete gje Atletico Madrid e di shume mire.

Nderkohe, sipas te rejave ne Spanje, eshte zbuluar edhe buxheti qe Atletico ka per Lautaro Martinez qe nuk eshte aspak prane kerkesave te Interit.

“Me sa duket, Simeone ka nje buxhet prej 50 milione eurosh per sulmin dhe po mendon qe kete shume parash ta ofroje per Interin.”

“Kjo eshte nje shifer me e ulet se ajo qe pretendon Inter por ai deshiron ta beje nje tentative njehere. Nderkohe, zikalterit nga ana e tyre kerkojne te pakten 75-80 milione.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.