Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,548 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, zbulohet ultimatumi i Inzaghit per drejtuesit: “Nese merrni Dybala nuk dua qe te shitet absolutisht nje si…”

Inter, zbulohet ultimatumi i Inzaghit per drejtuesit: “Nese merrni Dybala nuk dua qe te shitet absolutisht nje si…”
Inter Club Staff

Tema e nxehte ne keto ore per merkaton e Interit eshte e gjitha per sa i perket argjentinasti Paulo Dybala.

Perreth tij ka shume pasiguri sepse kjo tratative nuk shihet me si e sigurt nga te gjitha palet sidomos pas blerjes se Romelu Lukaku.

Dybala ka dale keshtu ne plan te dyte – te pakten ne nivel mediatik – dhe po ashtu ka ndodhur edhe me tratativen per te.

Por ne realitet, Inter vazhdon te ndjeke me shume kujdes zhvillimet qe po ndodhin ne tratativen me agjentin e tij.

Ne oret e ardhshme do te kete edhe nje takim te rendesishem ndermjet paleve per te diskutuar akoma edhe me shume per transferimin.

Por kontaktet nuk jane ndalur ne asnje moment. Ndermjet Paulo Dybala dhe Interit nuk ka diferenca te medha.

Raporti eshte direkt, i favorizuar edhe nga marredhenia e mire ndermjet lojtarit dhe Javier Zanettit por edhe Marotta ne mes bashke me Inzaghin.

Sipas te rejave te fundit qe tregon FcInterNews.it, Inter nuk ka asnje nxitim ne kete moment qe te mbylle kete marreveshje.

Por nga ana tjeter, Inter duhet te liroje vend ne sulm sepse aktualisht ka me shume lojtare nga sa duhet te kete.

I pari qe mund te largohet eshte Sanchez, por ai nuk eshte i vetem. Nese vjen Dybala, duhet te ike edhe dikush tjeter.

Kush do te jete? Me sa duket, Inzaghi ka vene nje ultimatum te qarte per drejtuesit: “Nese merrni Dybala nuk dua qe te shitet absolutisht nje si Correa.”

Tekniku ka qene shume i qarte ne kete pike. E bashke me te i pashitshem tek Interi eshte edhe Lautaro. Keshtu, me i predispozuari per tu larguar edhe Dzeko.

Pikerisht largimi i Dzeko eshte teper i veshtire sepse edhe pse Dzeko ka oferta, Inter duhet te paguaje edhe nje komision per lojtarin qe kjo te ndodhe.

Ne ceshtjen Dybala, eshte pikerisht ceshjta Dzeko dhe Sanchez qe po ndalin qe negociatat te ecin perpara me shpejtesi.

Steven Zhang po provon qe te qendroje prane tratatives, por ka treguar rrugen qe Inter duhet te ndjeke: ne fillim shitjet, pastaj Dybala.

Nderkohe qe per Inzaghin nje si Correa nuk preket nga skuadra sepse ai eshte nje lojtar qe i jep paparashikueshmeri skuadres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.