Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Zhang totalisht i papermbajtshem: “Do te kete merkato te frikshme. Jane hequr menjane 100 milione.”

Inter, Zhang totalisht i papermbajtshem: “Do te kete merkato te frikshme. Jane hequr menjane 100 milione.”
Inter Club Staff

Po mendohet se do te kete fushate blerjes te fashes se pare per Interin ne prag te sezonit 2020-21. 

Kjo edhe fale shitjeve te Icardit dhe Perisic qe aktualisht ndodhen tek Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.

Ne fakt, presidenti Zhang eshte gati qe te plotesoje totalisht kerkesat e Antonio Contes ne merkato.

Keshtu, mund te lind nje Inter i madh edhe sepse emrat qe mendohet ku Interi do te investoje jane ato te talenteve si Sandro Tonali apo Federico Chiesa.

Sipas asaj qe thote edhe Tuttomercatoweb, per ta, Interi ka vene menjane nje fond special dhe teper te majme.

Ja cfare shkruhet ne sajtin e njohur te merkatos italiane: “Zoteria Zhang ka vendosur per te investuar edhe pse bota e futbollit gjendet ne nje moment te veshtire.”

“Gjithesesi Interi mund ti lejoje vetes investime edhe per shkak te shitjeve qe pritet te ndodhin me Icardin dhe Perisic.”

“Keto para do i shtohen, parave qe do te ishin per merkaton edhe pa shitjen e tyre. Prandaj endrra si Pogba nuk jane aspak te pamundura.”

“Por le te kalojme tek nje ceshtje tjeter: Interi me sa duket ka lene menjane 100 milione euro pikerisht per dy talentet italiane Chiesa dhe Tonali.”

“Per dy djemte e Fiorentines dhe Brescias Interi eshte gati qe te beje gjera te cmendura sepse ato kerkohen me ngulm edhe nga Antonio Conte.”

“Marotta po flet me Cellinon dhe lojtari eshte pothuajse dakort (Tonali) ndersa per Chiesa eshte nje teme tjeter te komplikuar, por Commiso deshiron ta shese tek Interi per te ndaluar nje transferim te tij tek Juventusi.”

“Skenari eshte i hapur dhe mund te punohet per nje marreveshje qe shikon lojtaret te dy ne Milano qe nga sezoni i ri.”

“Ajo qe eshte e sigurt ne kete moment eshte se Interi do te kete merkato te frikshme. Jane hequr menjane 100 milione si fillim vetem per Tonalin dhe Chiesen.”

“Zikalterit po mendojne detajet e fundit se si ti bejne realitet keto goditje ne menyren e duhur dhe pa shpenzuar para te teperta.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj Tuttomercatoweb, pikerisht ashtu si e filloi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.