Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

152 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ZYRTARE: tre lojtare kane dale pozitiv me Covid19 tek Inter Primavera

Inter, ZYRTARE: tre lojtare kane dale pozitiv me Covid19 tek Inter Primavera
Inter Club Staff

Lajme jo shume te mira nga shtepia Inter per sa i preket skuadres se Primaveres zikalter.

Pikerisht ne skuadren U19 te Interit, me sa duket kane dale disa raste me Covid19 diten e djeshme dhe gjithcka eshte komunikuar zyrtarisht nga Interi.

Klubi i Interit ka shkruar diten e djeshme ne faqen e saj zyrtare:

“FC Internazionale Milano komunikon se pas testeve te zhvilluar keto dite, kane rezultuar pozitiv me Covid19 tre lojtare te primaveres se Interit.”

“I gjithe grupi i skuadres ne kete moment eshte futur ne karantine dhe do te ndjeke me perpikmeri te gjitha rregullat dhe procedurat qe parashikohen nga protokolli sanitar.”

Kjo eshte hera e dyte qe ne klubin zikalter ka raste me Covid19, sepse hera e pare ndodhi me “folene e Covid19” gjate kohes se kombetareve, ku tek Interi u infektuan disa lojtare te skuadres se pare.

I fundit i sheruar nga ta eshte Milan Skriniar, mbrojtesi sllovak qe qendroi i prekur me Covid19 per me shume se 20 dite.

Nderkohe, ka ngjallur jo pak frike ky lajm i Interit ne Twitter, ne momentin kur klubi publikoi lajmin:

“Me kaloi jeta perpara syve kur pashe “tre lojtare te Interit infektohen me Covid19. Kujtova se mos ishin nga skuadra e pare”, ka komentuar nje tifoz zikalter qe ka mare edhe shume reagime, duke treguar edhe njehere se sa delikate eshte kjo teme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.