Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 21, 2019

Scroll to top

Top

707 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi befasohet per Nico Gonzalez! Lojtari drejt Gjermanise per te nenshkruar me…

Interi befasohet per Nico Gonzalez! Lojtari drejt Gjermanise per te nenshkruar me…
Bujar Berishaj

Nicolas Gonzalez te Interi, gati per t’u kryer gjithcka… te pakten keshtu dukej.

Dukej sepse e ardhmja e sulmuesit argjentinas nuk pritet te jete Interi por as Cagliari dhe Serie A ne Itali.

Mediat italiane ne javet e fundit e quanin pothuajse te kryer punen per kalimin e lojtarit te Argentinos Juniors te Interi, qe pritej te kryente kete transferim se bashku me Cagliarin, me lojtarin qe do te parkohej ne Sardenja para se te arrinte ne Milano.

Por tani eshte Sky Sport qe raporton se talenti nga Amerika E Jugut eshte afer kalimit ne Bundesliga te Gjermanise, saktesisht te skuadra e Stuttgart qe duket se ka mbyllur gjithcka.

8,5 milione euro ne cash plus 12% te fitimit nga shitja e ardhshme eshte formula me te cilen klubi gjerman dhe Argentinos Juniors kane arritur nje marreveshje per kalimin e lojtarit ne Bundesliga.

Sot lojtari do te fluturoj drejt qytetit te Stuttgartit per te kryer vizitat mjekesore me ate qe do te jete klubi i ri i tij dhe pastaj do te firmos nje kontrate pese vjecare.

Nicolas Gonzalez ishte nje nga idete e Piero Ausilio per sulmin, me emrin e argjentinasit qe ishte lakuar qe disa jave ne merkaton zikalter por ne fund asgje nuk u be me Argentinos Juniors qe nuk konsideronin si te mjaftueshme oferten e Interit.

Tani duket se e gjithe vemendja per sulmin do te bie te Malcom por nuk perjashtohet mundesia qe Piero Ausilio te jete duke vleresuar ndonje emer tjeter per te cilin nuk jemi akoma ne dijeni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.