Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi dhe ‘binjaket kroat’: me Brozovic dhe Perisic, rezultatet pozitive…

Interi dhe ‘binjaket kroat’: me Brozovic dhe Perisic, rezultatet pozitive…
Inter Club Staff

Interi, tifozet dhe tranjeret e ndryshem qe kane kaluar tre vitet e fundit ne Milano kane mesuar qe ti pergezojne, ti duan, te behen me nerva me ta por edhe te gezojne me ta dhe per ta.

Binjake, sa te ngjashem por edhe aq te ndryshem. Ivan dhe Marcelo jane talente te paster te futbollit. Edhe pse Perisic deri me tani ka qene shume here me i vlefshem se Brozovic.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, Ivan eshte ylli i dyte me i shndritshem i skuadres se Luciano Spallettit. Nderkohe, Marcelo perfaqeson per tranjerin si zgjedhjen me te vlefshme ne pozicionin e trekuartistit. Sebashku, ata te dy po krijojne nje teoreme teper interesante per mbeshtetesit zikalter. Kyr ata te dy shenojne ne kampionat, bashke ose vec e vec, Interi nuk humb (pothuajse) kurre. Me Brozovic ne rrjete, Interi nuk ka humbur 8 here ne 9 ndeshje ndersa me Perisic ne rrjete, nuk ka humbur 18 nga 19 ndeshje te luajtura. Te dyja ndeshjet e humbura kane ndodhur ne raste te ndryshme ne ndeshje ndaj Fiorentines ne fushen e ketyre te fundit. Njejte sikur toskana te kishte ndonje force te mbinatyrshme qe i ben nul ‘fuqite’ e tyre. Nderkohe nje e dhene tejter interesante eshe se ata te dy kane shenuar te dy bashke ne nje ndeshje vetem ndaj Udineses ne 28 Maj te ketij viti. 

Me firmen e kroateve, Interi ka mare rezultate me shume se pozitive. Kur shenon Brozovic, 8 fitore dhe vetem nje humbje. Kur shenon Perisic, 12 fitore, 6 barazime dhe vetem nje humbje. Numra qe duken te ftohte, pikerisht si dy protagonistet. Ata jane shume te ndryshem edhe ne jeten qe bejne. E kjo gje ndodh edhe ne fushe shpesh here. Ndodh qe te humbasin ne ndeshje dhe me pas te shfaqen dhe jo pak deciziv madje. Te dielen ne Benevento ishte Brozovic protagonist dhe Perisic antagonist. Ndersa ne ndeshjen e pare te kampionatit, Ivan e mbylli ndeshjen duke shenuar 3-0 ndaj Fiorentines dhe Marcelo mori nje 5,5 si note pasi nuk luajti aspak mire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.