Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,959 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi dhe metoda e De Boer: me ‘shkop dhe karrote’ me Brozovic dhe Kondogbia. Ne Appiano…

Interi dhe metoda e De Boer: me ‘shkop dhe karrote’ me Brozovic dhe Kondogbia. Ne Appiano…
Inter Club Staff

Brozovic dhe Kondogbia, per nje motiv apo per nje tjeter kane perfunduar ne shenjestren e polemikave dhe brenda pak ditesh jane krijuar dy ceshtje komplet te ndryshme ne kampin zikalter.

Keshtu, La Gazzetta dello Sport ne numri ne saj te perditshem flet per nje metode te mirfillte te De Boer. Tekniku hollandez po tenton te zbuloje e te kuptoje me mire dhomen e zhveshjes: “Te gjithe do ta kene nje shans, por askush nuk duhet te leshoje pe apo te mos impenjohet. Kush nuk perkushtohet, denohet. Por me te njejten shpejtesi qe vjen edhe falja nese ata tregojne pendese ne stervitje dhe japin 100% nga vetja e tyre”, shkruan Luca Taidelli ne artikullin e tij.

BROZOVIC – Mbi te gjitha kroati. Ne vere mesfushori ishte nje hap largimit, por nuk u be asgje. Edhe Juventusi e deshironte me ngulm. Ne javet e kaluara ka pasur nje diskutim me tranjerin (kishte kercenuar se do te largohej nga Meazza sepse ishte zevendesuar ndaj Hapoel ne Europa League), gje e cila e coi jashte skuadres per me shume se nje jave. Vetem dje ai u rikthye te stervitej me shoket e tij: qendroi jashte per tre ndeshje dhe u detyrua te paguaje edhe nje gjobe qe ju vendos nga klubi. “Rruga eshte ajo e duhura, por duhet te mbahet nje qendrim prej profesionisti (qe tek e ngrena e deri tek mos frekuentimi i diskotekave) edhe jashte fushe. Ka shance te mira qe Marcelo te rikthehet qe ne Prage, por zgjedhja (qe do te jete vetem e De Boer) nuk do te kushtezohet nga mesfushoret e paket ne dispozicon te De Boer. Hollandezi do te vendose per aktivizimin e tij vetem nese kroati do e meritoje”, shkruan gazetari italian ne faqet e Gazzettas.

KONDOGBIA – Edhe i riu francez me zevendesimin ne minuten e 28 te se dieles eshte vene ne diskutim nga tranjeri i tij. Por De Boer ka arritur ti transmetoje nje mesazh konstruktiv lojtarit qe sigurisht nuk mund te jete krenar per ate qe ndodhi, por do i sherbeje gjithmone si nje mesim. Edhe ai si Brozovic ka pasur dje pasdite nje bashkebisedim me tranjerin dhe per te folur me te ishte edhe Ausilio dhe Zanetti. Shoket e skuadres i kane qendruar mjaft afer dhe tani mendohet se nese Joao Mario nuk do te jete i gatshem ndaj Romes, ne fushe si titullar do te luaje ai.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.