Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

772 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi dhe Milani ne lufte per lojtarin e Chelsea: do te kete derbi me Milanin? Ausilio dhe Marotta ne pune!

Interi dhe Milani ne lufte per lojtarin e Chelsea: do te kete derbi me Milanin? Ausilio dhe Marotta ne pune!
Inter Club Staff

Interi natyrisht qe eshte e perqendruar per finalen e sezonit dhe tek objektivi Champions League, por ne shtepine zikalter po mendohet edhe per te ardhmen dhe tek levizjet e mundshme te merkatos ne veren e ardhshme. 

Drejtori Sportiv Ausilio, por edhe administratori i deleguar i Interit, Marotta, po punojne per kete merkato dhe per emra qe do mund te benin mire tek Interi i sezonit te ardhshem.

Po kerkohen profile te rendesishem per rolin e sulmuesit te krahut duke marre parasysh edhe faktin qe per Politanon blerja duket pothuajse e sigurt dhe per Keita duket me e veshtire te arrihet kjo gje.

Keshtu, duket se Interi i ka hedhur syte nga Premier League angleze dhe tek sulmuesit e krahut atje.

Sipas lajmeve diten e sotshme, Interi po ndjek me kujdes edhe sulmuesin e krahut te Chelsea FC, spanjollin Pedro.

Lojtari ka nje kontrate ne skadence ne vitin 2020 dhe deshiron te provoje nje eksperience te re jashte Anglise.

Spanjolli, ish-lojtar i Barcelones mund te jete i sakrifikuari ne shtepine e Blues duke pare edhe ardhjen e Pulisic nga Gjermania.

Per Pedron konkurenca gjithesesi eshte shume e larte dhe duhet mundur edhe konkurenca e Milanit qe e ka kerkuar me ngulm edhe ne te kaluaren.

Ne rast se Chelsea do te ishte dakort me shitjen e tij, me te gjitha mundesite do te kete nje derbi merkatoje per sulmuesin e krahut.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.