Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 15, 2020

Scroll to top

Top

839 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi dhe Milani nxjerin ne pah shifrat dhe detajet: “Ja sa para do humbasim me San Siron.”

Interi dhe Milani nxjerin ne pah shifrat dhe detajet: “Ja sa para do humbasim me San Siron.”
Inter Club Staff

Interi dhe Milani i kane thene sot perfundimisht ‘JO’ San Siros. 

Keshtu, Calcio dhe Finanza ka postuar sot disa dokumente ku Interi dhe Milani i kane prezantuar Komunes se Milanos se pse ata duan te ndertojne nje stadium te ri dhe jo te rikonstruktojne San Siron.

Nuk eshte aspak nje ceshtje deshire por nje ceshtje teresisht ekonomike.

Sipas Interit dhe Milanit, arsyet se pse San Siro nuk mund te rikonstruktohet jane:

  • Nuk mund te pershtatet me standartet e komfortit nderkombetare.
  • Do te bente Interin dhe Milanin qe te humbisnin vende te konsiderueshme ne stadium gjate rikonstruksionit qe perkthehen ne miliona euro te humbura
  • Siguri e ulet ne zonen perreth gjate punimeve
  • Nuk mund te ofroje dot zona te shfrytezimit edhe kur nuk ka ndeshje.

Sipas Calcio dhe Finanza (shikoni foton me poshte), Meazza sot me nje Mezza te rikonstruktuar (sipas dokumentit te Interit dhe Milanit) do te kishte nje diference ne vende ne stadium (78 mije me 58 mije, pra 20 mije me pak), do te kishte 2 unaza dhe jo tre por do te sillte qe zona e shfrytezueshme brenda stadiumit do te kalonte nga 24.000 ne 98.000 metra katrore.

Po stadiumi i ri, cfare perfitimesh do te kishte? Interi dhe Milani e kane thjeshtesuar gjithcka keshtu (lexoni perkthimin ne shqip poshte fotos).

Vende ne stadium nese rikonstruktohet Meazza dhe ne stadiumin e ri: 

Maksimumi 58 mije vende me 6500 vende premium vs. Mbi 60 mije vende me 12500 vende Premium.

Koha e ndertimit: rikonstruksioni shkon deri ne 5-6 vite ndersa stadiumi i ri do vetem tre vjet te ndertohet.

Kosto e rikonstruksionit eshte 510 milione euro (parashikim) ndersa stadiumi i ri do te kushtonte 650 milione euro.

Miliona te humbura gjate rikonstruksionit nga secila skuader do te ishin 115 milione euro ndersa nese ndertohet stadiumi i ri asnje nga klubit nuk do te humbiste asgje.

Perfitimet pasi te mbaroje ndertimi: nese rikonstruktohet, perfitimet jane te limituara sepse nuk do te kete zona premium dhe hapsira te tjera mjaftueshem. Po nese behet nje i ri? Perfitimet sezonale te Interit dhe Milanit do te ishin njesoj si te gjitha klubet e medha europiane.

Po Interistat, per cfare jane me shume: per rikonstruksionin e San Siros apo per nje stadium te ri? Jepni mendimet tuaja tek komentet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.