Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

742 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi hedh ne gjyq David Beckham: ja te gjitha detajet dhe per cfare behet fjale!

Interi hedh ne gjyq David Beckham: ja te gjitha detajet dhe per cfare behet fjale!
Inter Club Staff

Me sa duket Interi dhe Steven Zhang ka vendosur qe te hedhe ne gjyq David Beckham. 

Per cfare behet fjale ekzaktesisht? Per nje ceshtje patentimi ne Amerike per emrin e nje skaudre te re qe do te luaje ne MLS dhe qe pronar i saj eshte ish-futbollisti anglez qe ka luajtur edhe me Milanin me pare.

Keshtu, eshte skuadra e Inter Miami ajo qe duhet te paraqitet ne gjyq kesaj radhe perballe padise se Interit.

Ja cfare ka shkruar sot Miami Herald qe ka pershkruar gjithcka me detaje:

“Skuadra e shumepritur ne Major League Soccer e David Beckham, e cila eshte projektuar qe te filloje te luaje ne serine maksimale te futbollit amerikan ne Marsin e 2020 duket se ka marre nje padi ne lidhje me marken dhe emrin qe ajo ka perdorur sepse ka nje ngjashmeri teper te madhe me marken e Interit. Pra padia ne vetevete eshte per fjalen ‘Inter’ ne emertimin e saj.”

“Interi njihet zyrtarisht me emrin FC Internazionale Milano S.p.A, dhe keshtu padia eshte bere ne zyrat e U.S. Patent and Trademark dhe gjithcka ka te beje me emertimin “Inter” ne emrin e skuadres se re qe eshte quajtur nga David Beckham “Inter Miami. Keshtu, Interi pretendon se emrin Inter ne nje skuader futbolli e ka nje marke ekskluzive te regjistruar tashme. Per sa i perket emrit te gjate zyrtar, Inter Miami eshte shkurtimi per Club Internacional de Futbol Miami.”

“Interi ne padine e saj pretendon qe “Inter Milami” te mos perdore me kete shkurtim por zikalterit nga Milano nuk kane asnje pretendim mbi emrin e gjate te tyre.”

“Nderkohe nga ana e saj, skuadra e MLS pretendon se fjala “Inter” nuk eshte perdorur per te shkaktuar konfuzion tek njerezit, por eshte thjesht nje shkurtim per “Internacional” qe ne anglisht perkthehet “international” dhe qe fraza “Inter” eshte thjesht shkurtim qe perdoret nga skuadrat e futbollit.”

“Inter Miami tregon disa raste te klubeve vendase dhe te huaja qe kane emertimin “Inter” ne emrin e tyre si S.C. Internacional of Porto Alegre, Brazil, qe kane gjithashtu pseudonimin “Inter.” Te tjerat me pas jane Inter Nashville FC, Inter Atlanta FC, FC Inter Turku (Finland), NK Inter Zapresic (Croatia), Inter Leipzig (Germany), dhe Inter de Grand-Goave (Haiti).”

Image result for inter miami

“Keshtu Inter Miami e argumenton mbrojtjen e saj se ‘duke qene se fjala Inter perdoret shpesh ne futboll, klientet potenciale nuk e lidhin kete emer me nje skuader te vetme futbolli dhe Inter vete si fjale nuk eshte nje skuader futbolli, por nje fjale qe perdoret gjeresisht”.

“Asnje skuader ne bote nuk mund te pretendoje se ka te drejten mbi emrin Inter dhe keshtu as Interi i Milanos nuk mund ta pretendoje kete gje.”

Nje pergjigje prej U.S. Patent and Trademark Office pritet qe te jepet ne daten 4 Maj.

Nderkohe, rruget e Interit dhe te David Beckham kryqezohen edhe njehere duke qene se me perpara jane perballur ne fushen e lojes kur ai luante per Milanin por tashme perballja do e jete ne gjykate.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.