Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e ndjek prej muajsh, Mancini jep driten jeshile: “Do te me pelqente ta shikoja titullar te nje skuader ne Serie A.”

Interi e ndjek prej muajsh, Mancini jep driten jeshile: “Do te me pelqente ta shikoja titullar te nje skuader ne Serie A.”
Inter Club Staff

Gjate intervistes se gjate te tij te dhene per La Gazzetta dello Sport, tranjeri i Italise, Roberto Mancini, i ka dhene nje assist Interit.

Pyetjes per progresin e Di Lorenzo, ish-tekniku zikalter ka shpejguar se urimi i tij per te rinjte italiane eshte qe ata te gjejne gjithmone e me shume hapsire.

Dicka e tille sipas tije nuk vlen per te gjithe, sepse numri i lojtareve te rinj qe spo gjejne hapsira po rritet gjithmone e me shume.

Pikerisht si ne rastin e Emerson Palmieri, qe perpara pandemise, nuk ishte me aspak nje prioritet per Chelsean e Lampard dhe qe ne janar ishte ne shenjestren e Interit.

Mancini ka folur keshtu per te: “Di Lorenzo? Te luash ndeshje te rendesishme, te jetosh Champions League e ka rritur ate patjeter.”

“Eshte ajo qe i uroj me se shumti te rinjve tane: eksperience ne fushe nderkombetare dhe qe fortifikojne karakterin dhe autostimen.”

“Dhe natyrisht qe te luajne me vazhdimesi. Per shembull, nuk ka ndodhur dicka e tille me Emerson Palmieri ne Premier League.”

Do te me pelqente qe ai te gjente nje rol titullari tek nje skuader ne Itali (Interi?). Edhe De Sciglio nuk luan gjithmone, por sa here luan dhe qe kane nevoje per te, eshte pergjigjur mire ne fushe.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.