Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,761 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e papermbajtshme ne merkato: Gati goditja e madhe edhe ne mesfushe? Ja tre emrat e Marottes!

Interi e papermbajtshme ne merkato: Gati goditja e madhe edhe ne mesfushe? Ja tre emrat e Marottes!
Inter Club Staff

Mund te mos kete mbaruar aspak merkato e Interit me ardhjen e Cristiano Biraghit dhe Alexis Sanchez.

Sipas asaj qe tregon Tuttosport, ne fakt shitja e Gabigol tek Flamengo mund te ndihmoje jo pak Interin dhe Beppe Marotten per te bere nje goditje te fundit te madhe ne mesfushe qe kerkohet nga Antonio Conte per te luftuar deri ne fund per kampionatin me Juventusin dhe Napolin.

“Tranjeri do te kerkoje nje perforcim te fundit dhe te rendesishem nga ana e Interit pasi ka ardhur Alexis Sanchez dhe Cristiano Biraghi, dy lojtare te kerkuar me ngulm nga Antonio Conte.”

“Per te kompletuar organikun e Interit, Conte po kerkon edhe nje lojtar tjeter te rendesishem sepse per te luftuar me Juven dhe Napolin duhet edhe nje mesfushor pervec nje sulmuesi qe do te beje zevendesin e Lukaku.”

EMRAT E RENDESISHEM TE MESFUSHES – “Ne kete sens, shikohet gjithmone tek Barcelona per te gjetur nje lojtar te cilesive qe kerkon Antonio Conte.”

“Ai kerkon qe mesfushori te garantoje gola dhe vertikalizime te manovres. Kete pershkrim e permbush pikerisht Arturo Vidal. Kiliani duket se nuk i ka mire mardheniet me klubin e tij dhe mund te largohet me te vertete nga Barcelona edhe pse kjo e fundit kerkon nje shume te madhe parash per te.”

“I dyti ne liste eshte Ivan Rakitic qe ishte objektivi i pare i perzgjedhur nga Marotta, por Barcelona deri me tani ka bere mur per te. Per lojtarin do te kete nje lufte Inter-Juventus nese Barca do e vendose per ta shitur.”

“Por deri me tani, keto jane dy emrat me te rendesishem qe kerkon Interi me mesfushen e saj.”

ENDRRA E MADHE – “Ne mes edhe edhe emri i Sergej Milikovic-Savic, yllit te Lazios qe na koherat e Juves eshte nje enderr e Marottes.”

“Kosto e kartonit te tij (rreth 70 milion euro) eshte nje Everest i pangjitshem ne kete merkato gjithesesi. Por duket se Interin mund ta financoje pikerisht nje lojtar i saj ne huazim.”

“Behet fjale per Gabigol i cili mund ti sjelle Interit rreth 20 milione euro per kartonin e tij: flitet se Flamengo mund te ofroje kete shume per lojtarin. Nese keto para paguhen qe kete vere, nuk eshte e pamundur qe Interi te nise sulmin e saj per Sergej Milikovoc-Savic.”

“Por nese ka nje siguri ne kete moment, eshte fakti se Interi kerkon nje mesfushor por nuk deshiron dike sa per numer por dike te besueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.