Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e pret Berardin: duhet durim, duhet të mbyllet…

Rinor Sopaj

Zikaltërit nuk e kanë braktisur rrugën që të dërgon tek sulmuesi kalabrez dhe shpresojnë se ai do të mund ta bind Squinzin për ta pranuar largimin e tij.

Shumë kaos në cështjen Berardi. Interi e ka përzgjedhur anësorin italian si objektivin numër një të merkatos, por ngurtësia e Squinzit mund t’i orientojë zikaltërit drejt rrugëve që dërgojnë tek lojtarë të tjerë (Candreva? Por edhe Lotito nuk është i lehtë për t’u negociuar). Në ndërkohë, Berardi është kthyer nga pushimet dhe tashmë i ka kryer edhe vizitat mjekësore kontrulluese tek klubi i tij, por nesër mund të flas me Di Francescon dhe Interi po pret që të jetë ai që do ta kërkojë largimin, ndoshta edhe duke ngulur këmbë dhe kështu ta vendosë në një pozicion të vështirë Squinzin.
Gazzetta dello Sport në edicionin e saj të përditshëm shkruan:
“Manovrat e mëdha të Interit për repartin e sulmit drejt Berardit dhe Candrevas vazhdojnë pa pushim. Zikaltërit, kanë marr jo-në e numrit një të Sassuolos dhe tani po presin me qetësi që lojtari të kërkojë largimin. Dje Berardi, pasi që u kthye nga pushimet në Madagascar, ka kryer vizitat mjekësore në qendrën Mapei, por asnjëherë nuk i ka qartësuar dyshimet mbi të ardhmen e tij. Zikaltërit ofrojnë 25 milionë për Sassuolon dhe një kontratë pesëvjecare për lojtarin me një pagë prej 2.5 milionësh për sezon. Tani në pritje të një sinjali të tij”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.