Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 16, 2019

Scroll to top

Top

2,765 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi e provoi ne USA per Cavanin: 50 milione euro oferte. Por PSG…

Interi e provoi ne USA per Cavanin: 50 milione euro oferte. Por PSG…
Inter Club Staff

Nder shume zera merkatoje te javeve te fundit, nga Corriere dello Sport vjen nje ‘bombe’ tjeter e vogel per sa i perket strategjise se Interit ne merkato: nje prapaskene, jo me pak peshe, per nje lojtar per te cilin eshte bere nje oferte e rendesishme.

Sipas te perditshmes italiane, ne fakt, nje jave me pare, perpara ndeshjes ndaj PSG qe u luajt ne Autzen Stadium ne Eugene, drejtuesit zikalter i kane kerkuar skuadres franceze Edinson Cavanin, duke bere nje oferte mjaft te majme per te.

Nga Parisi dhe nga drejtori i saj sportiv i ri, Patrick Kluivert, nuk ka ardhur nje hapje per sa i perket shitjes se lojtarit: Direkt nje pergjgije negative, nje mbyllje totale. Por tentativa duhet regjistruar – gjithmone sipas Corriere dello Sport – sepse tregon se Mauro Icardi tamam i pashitshem nuk eshte. Matador do te ishte blere per tu bere numri 9 i ri i Interit (si pershembull Gabigol). Interi, ne bisedimet me PSG i ka ofruar ketyre te fundit plot 50 milione euro, para te fresketa nga nje shitje e mundshme e Icardit.

Corriere dello Sport tregon me pas ambicjet e Suning. Thohir dhe drejtuesit e tjere kane dashur te vazhdojne perpara me Icardin, te cilin e konsiderojne nje pike te palevizshme te skuadres. Por, duke pare sondazhet per lojtare te kalibrit te Cavanit, Icardi ne rast se vjen nje oferte jashte normales, mund edhe te shitet. Gjithesesi Suning nuk deshiron te prezantohet me nje shitje te Mauros, por me nje blerje te madhe, prandaj per momentin po pritet te vije dikush me peshe tek Interi dhe prandaj, pikerisht per kete arsye, eshte mare parasysh blerja e Cavanit ne rast te largimit te Mauros sepse zevendesimi duhet te ishte i te njejtit nivel me Icardin. Cavani do te ishte njeriu i duhur per Interin, por PSG nuk ka deshiren me te vogel per te hequr dore nga ai. Per kete arsye i kane thene jo edhe Chelseas per 50 milione euro.

Pasi ka qene nje hap larg Interit ne 2010, Cavani rikthehet te jete protagonist i nje transferimi te deshtuar. Gjashte vjet pasi fati e dergoi tek Napoli, sot nuk e zhvendos nga Parisi. E pasi treguam gjithcka nga kjo tratative, per momentin Interi eshte larg.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.