Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,684 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Interi eshte Inter…”

“Interi eshte Inter…”
Inter Club Staff

Lukas Podolski, barazim ne shtepine e armikut, Xherdan Shaqiri, rinovimi i Kovacic deri ne 2019, jemi vetem ne 9 Janar, e ky 2015, nese javen qe kaloi menduam se filloi ne menyren me te mire te mundeshme, nuk kishim te drejte sepse filloi ne menyren me te mrekullueshme te mundeshme.

Dje erdhi ne Milano Shaqiri, blerja e dyte e merkatos se dimrit, nje blerje qe cmendi tifozet qe sic u sollen me Podolslkin disa dite me pare kur e priten ne aeroport, te njejten gje bene edhe me Shaqirin, akoma me te shumte ne numer per ti dhene mireseardhjen ne familjen e madhe zikalter, e ta benin qe ta kuptonte qe ne fillim se cfare do te thote te luash per Milanon qe ka rendesi.

Nje blerje e firmosur nga Piero Ausilio, i cili arriti te rrembeje fantazistin Zvicerian nga Bayern Munich, duke mundur konkurencen e te gjitha ekipeve rivale te cilat ofronin edhe me shume por Ausilio ne versionin “Pazza Inter” i mundi te gjithe.

Nje merkato e qarte, e shenjestruar dhe funksionele, duket sikur ka kaluar nje pafundesi qe nga hera e fundit kur Interi ka bere nje merkato te tille. Natyrisht qe nje merite kryesore e ka edhe nje teknik kalibri si Mancini qe nuk po ndryshon vetem mentalitetin e skuadres vete por edhe imazhin e saj ne bote: Te forte, me grinte dhe kompetitiv.

Te gjithe ata qe besonin se Interi ishte shkaterruar tashme me siguri jane rikthyer te besojne, e ndoshta do te fillojne edhe te enderrojne tani. Shum prej nesh e kane bere kete gje qe me ardhjen e Mancinit sepse dukej qe dicka po levizte dhe se Thohir e ka seriozisht, eshte apo nuk eshte ne Milano.

E per te gjithe ata qe pyesin se pse personazhe te nje kalibri si Mancini, Shaqiri dhe Podolski kane ardhur tek Interi te luajne ne nje “Serie A te mbaruar”, nuk ka pergjigje me te mire se sa nga ai qe Interin e njeh shume mire:

“Edhe une ne epoken time refuzova gjysmen e botes per Interin. Interi eshte Interi.” (Rummenigge)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags