
Interi eshte ne kerkim te fitoreve radhazi. Nga Sassuolo tek sfida me Juventusin…
Stefano Pioli po kerkon qe te vere rregull ne shtepine Inter, edhe pse te marresh nje skuader ne rruge e siper nuk eshte asnjehere e lehte, sidomos, kur si ndeshje te pare ke nje derby ndaj Milanit dhe me pas dy sfida: nje me Fiorentinen dhe nje me Napolin.
E ne fakt, fillimi i Piolit nuk ka qene nder me te miret. Kater pike ne tre ndeshje per teknikun italian, por ne nje kalendar teper te veshtire. Ndersa tani, zikalterit i pret nje rruge pak me e lehte. Pas ndeshjes me Genoan e fituar ne shtepi, ne leter, skuadrat qe do te vijne tashme jane me te lehta. Nese zikalterit do ta mbyllin vitin kalendarik ndaj Sassuolos ne transferte dhe ndaj Lazios ne shtepi, me pas ne janar, deri ne ndeshjen ndaj Juves qe luhet ne daten 5 shkurt, zikalterit do te luajne ndaj Udineses ne Udine, ndaj Chievos ne Meazza, ndaj Palermos jashte dhe ndaj Pescares ne shtepi. Te gjashta keto ndeshje zikalterit do te futen ne fushe me qellimin e vetem per te mare maksimumin, 18 pike. Se sa do te arrihet, nuk dihet, por nuk do te jete e tolerueshme asnje humbje gjate kesaj periudhe.