Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,149 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi eshte nje histori e veshtire dashurie, jo nje produkt serie…

Interi eshte nje histori e veshtire dashurie, jo nje produkt serie…
Inter Club Staff

Ah sa e vertete eshte shprehja me lart. E ka thene i madhi Beppe Severgnini, pikerisht ai. Autori i me shume se 100 librave, si dhe i pese kryeveprave mbi Interin qe cdo Interist duhet ti lexoje me patjeter per tu perfeksionuar ne dije dhe ne botekuptimin si nje Interist. Por nuk eshte kjo arsyeja e ketij shkrimi, eshte dicka tjeter dhe ka te beje me Interistat Shqiptare dhe dashurine e tyre per Interin si dhe menyren e shprehjes se saj…

Tashme dihet nga te gjithe qe ne Shqiperi ekziston InterClubAlbania, grupimi i pare dhe i vetem i tifozeve zikalter qe njihet nga vete F.C. Internazionale. Cfare arritje ne ate kohe, por tashme duket si dicka kaq e zakonshme. Pse? E thjeshte, sepse ka kaluar ne plan te dyte duke qene se InterClubAlbania e ka kthyer lidhjen Interist Shqiptar-Inter si nje binom tradite se sa si dicka te re dhe te jashtezakonshme: Jane organizuar takime te ndryshme me drejtues te Interit, jane organizuar disa udhetime ne grup drejt Milanos(absolutisht te paret), kemi shkuar ne Appiano Gentile, kemi vizituar cdo pellembe te Milanos duke perfshire dhe dyqanin zyrtar, kemi pare cdo cep te stadiumit mitik Meazza. Me pak fjale kemi arritur ate qe dukej aq e veshtire per tu realizuar: Gezojme te njejtat te drejta dhe mundesi si cdo Interist Italian qe e ka Interin ‘dy hapa’ larg. Nuk ekziston me asnje barriere ndermjet Interistave Shqiptare dhe Interit, kjo fale dashurise se tifozave zikalter si dhe vendosmerise dhe punes se tyre.

Tashme cdo arritje i takon te kaluares dhe normalisht do te mbahet mend pergjithmone, por kemi ne dore te shkruajme nje te ardhme akoma me te ndritur dhe me te bukur: Kemi mundesine qe per here te pare te behemi InterClub me i madh ne Europe. E kush do e kishte menduar? Tashme mund te behet realitet. Duhet thjesht te anetaresoheni dhe duhet te kapim kuoten e 400 anetareve. Mjafton 5 minuta nga koha juaj per tu paraqitur dhe vetem te kurseni dy euro ne muaj per nje vit qe ta beni kete gje. Asgje e pamundur te kursehen 24 Euro ne vit apo jo? Kete gje duhet ta arrijme te gjithe sebashku: Te behemi te paret!

Perfitimet nga anetarsimit jane pafund, e them pafund sepse keshtu jane vertete: Karta qe te ben tifoz zyrtar te Interit, ulje tek Inter Store dhe Solo Inter, mundesia per te blere bileta ne cdo sektor qe deshirojme, mundesia per te mare pjese ne udhetimet e organizuara nga Shqiperia, dhurata te ndryshme nga Milano, organizime ne Tirane, si dhe disa gjera te tjera qe mbeten ende surprize. Por besoj se edhe keto me lart mjaftojne per te qene nje motiv i madh per tu anetaresuar!

Kete sezon eshte nje mobilizim i Interistave nga cdo ane e botes qe nuk eshte pare ndonjehere. Ndoshta deshira per tu bere te paret ne Europe, ndoshta InterClubAlbania shihet si nje familje e Interistave Shqiptare dhe te gjithe deshirojne te behen pjese apo ndoshta anetaresimi shihet si nje menyre per te qene afer Interit e per tu ndjere tamam nje tifoz zyrtar me te drejta te plota. Te gjitha keto me larte ekzistojne, dhe te gjitha keto me lart te bejne krenar per ato qe kemi arritur sebashku! Per ke te flasim, per Interistat qe jetojne ne Kosove dhe jane me qindra? Cfare tju themi per ta qe jane te cmendur per ngjyrat zikalter dhe na shkruajne cdo dite e na pyesin kur do vini per anetaresime ketu? Apo tju flasim per Interistat ne USA qe duan te anetaresohen ende pa u hapur anetaresimet? Apo mos ndoshta te flasim per Interistat e Zvicres dhe Gjermanise qe anetaresohen gjithmone ne oren e pare te hapjes se tyre per te konfirmuar ate korrektesen prej ‘Gjermani’. Eh keto jane vetem disa shtete qe me vijne keshtu shpejt e shpejt ndermend. Sdua te harroj as Shqiptaret e Malit te Zi dhe Maqedonise qe kane qene me ne qe ne vitin e pare: Gjigand. Kur them qe jemi nje familje e madhe, nuk e them kot: Eshte e vertete! Interi na ka ri-bashkuar…

Vlen per tu theksuar: Nuk ka rendesi ku jetojme: Shqiperi, ne Tirane apo ne Shkoder, Korce apo Gjirokaster, Vlore apo Tropoje. Mjafton te kontaktoni me InterClubAlbania nepermjet inbox ne facebook apo numrit te telefonit 0695651111(i disponueshem edhe ne WhatsApp), dhe ne do ta gjejme nje zgjidhje per ju. Nuk ka rendesi nese jetoni ne Amerike, ne Afganistan, ne Gjermani apo Zvicer, ne Australi apo Japoni: Per te gjithe ju kemi vene ne dispozicion anetaresimin online dhe mund te perdorni PayPal. Te gjithe te bashkuar mund tja arrijme te behemi numrat 1 ne Europe. Anetaresimet hapen me 3 Qershor ne Tirane, dhe do te jete piknisja e gjithckaje!

Tani dua te ndaj nje video shume te rendesishme me ju!

Petriti nga Afganistani, Endri nga Chicago, Arberia, Arberi dhe Doruntina nga Kosova, Aldi i vogel dhe Redi & Arjenen nga Shqiperia si dhe Andi nga Boston kane derguar nje mesazh per te gjithe ju qe lexuat ate me lart. Ju ftojme ta shikoni dhe pse jo, pas saj, te beheni pjese e InterClubAlbania.

Sa shume sakrifica dhe dashuri per nje skuader… Por sic thone Interistat: Interi nuk eshte thjesht nje skuader, eshte nje familje. Sic ka thene edhe Angelo Moratti: “Nje here Interist, pergjithmone Interist”. Sic ka thene edhe Beppe: “Interi eshte nje histori e veshtire dashurie, jo nje produkt serie…” 

InterClub Albania eshte e te gjithe Interistave Shqiptare. BEHU PJESE E SAJ EDHE TI!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.