Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi fiton ne fushe por edhe jashte saj: rritet brand-i i saj. Jo vetem…

Interi fiton ne fushe por edhe jashte saj: rritet brand-i i saj. Jo vetem…
Ardis
  • On 04/11/2018, 17:15

“Inter-i fiton ne fushe, por edhe jashte saj”. Corriere dello Sport nxjerr ne pah dhe raporton kenaqesine e presidentit te ri Zhang qe ka festuar dje ne tribune dhe i ka pergerzuar lojtaret mbas fitores kunder Genoa-s.

“Per kolosin e Nanchino-s gjerat shkojne mire edhe jashte fushes se futbollit. Klubi zikalter, fale lidhjes se forte me Suning, ishte i vetmi klub qe u ftua ne China International Import Expo qe do te zhvillohet nga neser deri te shtunen ne Shanghai”, nenvizon gazeta romane qe e “perkthen” kete event si nje ekspozite te pare ne Kine te dedikuar rendesise se produkteve dhe sherbimeve.

Si perfaqesues per zikaltrit do te jete Zanetti qe do te niset mbas ndeshjes Champions League InterBarcelona te marten ne mbremje. “Behet fjale per nje rritje te metejshme te brand-it zikalter ne nje treg ku, fale bashkepunimit me nje agjenci kineze, eshte nenshkruar nje marreveshje e rendesishme me Moutai Group: prodhues ekstraktesh dhe me te ardhura vjetore 7.5 miliarde $”.

“Gjithashtu eshte nenshkruar marreveshje edhe me Konica Minolta dhe Invent per te treguar se joshja zikalter ndaj sponsorave eshte ne rritje te vazhdueshme”, e mbyll analizen Corriere dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.