Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi heq dore nga Rafinha? Aspak. Problem me FPF per momentin, por Interi ka nje strategji: detajet!

Interi heq dore nga Rafinha? Aspak. Problem me FPF per momentin, por Interi ka nje strategji: detajet!
Inter Club Staff

“Po ju heq pak pune mbi supet: Cancelo dhe Rafinha ne kete moment nuk mund ti blejme dot. Ne nje moment te dyte do te shohim…”

Keto ishin fjalet dje pasdite ne konferencen per shtyp te mbylljes se sezonit nga Luciano Spalletti, fjale keto qe kane arritur deri ne Spanje te cilet kane folur per kete gje.

Rafinha eshte nje teme e nxehte edhe atje, duke pare se Barcelona deshiron te shese.

Sipas asaj qe tregon e perditshmja katalanase Sport, zikalterit kane si qellim te rinegociojne cmimin e blerjes se Rafinhes nga Barcelona, duke pare pamundesine e arritjes se cmimit 38 milione euro te vendosur paraprakisht dhe qe duhet paguar perpara 30 qershorit.

Kete gje e ben te pamundur mbi te gjitha Fair Play Financiar i UEFA-s.

Pikerisht per kete arsye, Piero Ausilio do te kerkoje nje ulje cmimi te metejshme dhe do te perdore deshiren e lojtarit per te qendruar ne Milani si celes ne tratative.

Barcelona duhet te llogarise gjithashtu se do e kete shume te veshtire te gjeje nje skuader tjeter qe te paguaje kaq shume per Rafinhen dhe mbase mund te dorezohet perpara presionit zikalter.

Nga ky moment, dy jane rruget: ose nje negociate per te ulur cmimin perfundimtar te transferimit ose nje zgjatje e huazimit tek Interi. 

Strategjia zikater eshte e qarte: do te tentohe qe Rafinha te qendroje ne Milano edhe pse ne mes mund te jete nje kthim i shkurter ne Barcelone gjate muajve te veres.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.