Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,052 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi i vendosur për Keitan: tashmë ka marrë ‘po’-në e brazilianit? Ja oferta e zikaltërve

Interi i vendosur për Keitan: tashmë ka marrë ‘po’-në e brazilianit? Ja oferta e zikaltërve
Rinor Sopaj

Lalaziosiamonoi.it ka raportuar për shifrat e propozimit të zikaltërve për sulmuesin e Lazios

Emri i Keita Balde Diao është njëri prej emrave më të nxehtë për sulmin zikaltër. Sipas raportimeve gjatë këtyre orëve nga Lalaziosiamonoi.it, Interi tashmë i ka bërë propozimin e tij sulmuesit brazilian, një kontratë pesëvjecare prej 1,6 milionë eurosh për sezon dhe që duket se ka mjaftuar për ta marrë aprovimin e brazilianit. Mbetet të bindet Lazio, me Lotiton i cili e vlerëson kartonin e lojtarit me një shumë prej 30 milionë eurosh, por që mund ta linte të largohej edhe për 25. Vëmendje edhe Milanit, i cili pas humbjes së Pjacas, mund të hynte me forcë në garën për sulmuesin e talentuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.