Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi interesohet për De Arrascaetan. Cruzeiro do 15 milionë

Interi interesohet për De Arrascaetan. Cruzeiro do 15 milionë
Rinor Sopaj

Rritet numri i klubeve të interesuara për mesfushorin e Cruzeiros, Giorgian de Arrascaerta, i cili sapo ka nënshkruar një kontratë të re me klubin brazilian: pas nënshkrimit, lojtari ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist për Rafael Sobis. Një rendiment në rritje që ka zgjuar interesimin e shumë shoqërive, përfshirë edhe Interin, që tashmë ka folur edhe me agjentin e lojtarit mirëpo akoma asnjë ofertë nga ana e zikaltërve. Agjenti i lojtarit shpjegon: “Objektivi është që të luajë në Copa Libertadores dhe pastaj të jetë i pranishëm edhe ne Kampionatin Botëror: pastaj do shohim në qoftë se do ekzistojnë mundësitë për një largim të tijin”. Cruzeiro kërkon 15 milionë për kartonin e tij, gjysmën e vlerës së klauzolës.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.