Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi jep lajmin dhe pyet tifozet: “Interista, a e dini sa shume bileta jane shitur per Inter-Frosinone?”

Interi jep lajmin dhe pyet tifozet: “Interista, a e dini sa shume bileta jane shitur per Inter-Frosinone?”
Inter Club Staff

Jo, nuk kane te ndalur tifozet e Interit ne Meazza kete sezon. 

Nuk ka rendesi nese perballe eshte Barcelona, Genoa, Milani apo edhe Frosinone: per tifozet e Interit e rendesishme eshte qe ne fushe te zbrese skuadra zikalter dhe ky eshte nje motiv i mjaftueshem per te qene prezent ne San Siro.

Pasi eshte regjistruar nje SOLD OUT tjeter me Barcelonen (73,500 tifoze ne total prezent ne stadium si dhe perfitimi me i larte ne histori ne Itali me 5,8 milione euro te perfituara nga shitja e biletes, tifozet zikalter pergjigjen edhe njehere tjeter ‘prezent’ per ndeshjen e radhes ne Meazza.

Kete gje e ka bere me dije klubi zikalter ne nje komunikate zyrtare pak me pare ku ka treguar edhe se sa bileta jane situr per Inter-Frosinone qe do te luhet pas dy javesh.

Ja cfare ka shkruar Interi ne komunikaten e saj:

“Menjehere pas ndeshjes shume te rendesishme ndaj Barcelones te vlefshme per Matchday 4 te Champions League, per skuadren e Luciano Spallettit ndeshja e radhes ne San Siro eshte ajo ndaj Frosinones.”

“Kjo eshte nje ndeshje e vlefshme per javen e 13 te Serie A TIM.”

“Por a e dini sa bileta jane shitur deri me tani? Cdo gje eshte gati: qe ne kete moment qe po flasim jane me shume se 50,000 bileta te shitura”.

Ky eshte mesazhi qe lexohet ne komunikaten zyrtare te klubit zikalter. Tifozeria e Interit po ben dicka qe ne Serie A nuk eshte pare kurre me pare kete sezon…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.