Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Interi ka bere nje goditje qe vlen sa Ronaldo tek Juve!” – Eksperti i merkatos Rambaudi eshte i sigurt!

“Interi ka bere nje goditje qe vlen sa Ronaldo tek Juve!” – Eksperti i merkatos Rambaudi eshte i sigurt!
Inter Club Staff

Askush nuk mund ta mohoje dot qe Cristiano Ronaldo ka bere qe Serie A te shikohet me shume jashte Italise per shkak te peshes mediatike qe ai ka. 

Edhe pse portugezi nuk eshte me ne vitet e tij te rinise, dihet qe edhe per gjene me te vogel qe ai ben ne fushe mund te krijoje lajm.

Per Juventusin blerja e tij nuk ishte e rendesishme vetem nga ana sportive por edhe nga ana e marketingut natyrisht.

Gjithesesi, ai po e ndihmon skuadren e tij deri me tani edhe me gola edhe pse nuk eshte se ka shenuar po aq shume sa ne Spanje por Serie A nuk eshte Liga Spanjolle gjithesesi.

Por duke folur per Interin, ish-lojtari Roberto Rambaudi qe aktualisht eshte nje ekspert merkatoje ne nje studio televizive italiane ka thene dje ne transmetim direkt se Interi ka bere nje goditje qe vlen po aq sa transferimi i Ronaldos tek Juventusi.

Per cfare behet fjale, per merkaton? 

Jo, aspak. E gjitha ka te beje me ardhjen e Marottes tek Interi. 

Ja cfare ka thene Rambaudi ne intervisten e tij dje:

“Marotta tek Interi? Une e barazoj me ardhjen e Ronaldos tek Juventusi. As me shume e as me pak.”

“Ai eshte blerja me e mire e Interit ne vitet e fundit dhe qe do e beje Interin te hedhi ate hapin e madh organizativ qe do te sjelle menjehere pasoja te mira ne fushe.”

“Marotta do te sjelle edhe Tonalin? Nuk e di, ai duhet te rritet ende por per mua eshte Pirlo i ri. Tani i duhet me shume Juventusit ai se sa Interit nese Spalletti nuk do te ndryshoje idene e futbollit qe ka.”

Por Rambaudi nuk eshte i vetmi qe e mendon keshtu ardhjen e Marottes tek Interi. Te shume jane opinionistet sportiv qe e krahasojne futjen e Marottes ne organigramen e klubit si nje goditje te madhe me vlere sa blerja e nje Top Player ne merkato.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.