Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ka filluar te kete shume frike nga merkato dhe nuk ka te beje me Lautaron: gjithcka lind nga klauzola e Brozovic!

Interi ka filluar te kete shume frike nga merkato dhe nuk ka te beje me Lautaron: gjithcka lind nga klauzola e Brozovic!
Inter Club Staff

Nje skenar i bujshem, i veshtire vetem te imagjinohej disa dite me pare. 

Por tani duket se eshte bere nje skenar aktual, duke vene keshtu ne alarm total ambjentin zikalter.

Qe ne ditet e kaluara ishte folur per nje interes te Liverpool ne drejtim te Marcelo Brozovic por gjithcka kishte mbetur tek thashethemet.

Tani nderkohe, flitet per nje largim te mundshem te kroatit ne drejtim te Spanjes me klubin e Barcelones qe eshte shume e interesuar per Brozovic.

Kete gje e ka shkruar edhe sot Sportske Novosti dhe vazhdon te mbeshtese keto zera me burimet e saj qe tregojne se per Brozovic ka nje interes te forte te klubit katalanas por edhe te atij te Real Madrid.

Kjo eshte teresisht nje piste e re merkatoje per Interin dhe duket se zikalterit jane frikesuar jo pak dhe keto frikera lindin nga klauzola qe ka Brozovic.

Interi nuk e imagjinon dot nje te ardhme pa te sepse e shikon te pamundur zevendesimin e tij sepse te gjesh nje lojtar me keto karakteristika sot eshte e pamundur.

Brozo ka nje klauzole prej 60 milione eurosh qe kur u nenshkrua kontrata e rinovimit dukej shume por sot gjerat kane ndryshuar: duken shume pak. E ky eshte nje problem jo i vogel.

Conte i ka kerkuar klubit me emergjence qe te blindoje Brozovic. Drejtuesit nga ana e tyre jane vene ne alarm prej ditesh: ne fillim Liverpool dhe tani klubet spanjolle. Ata po mendojne te pershpejtojne gjerat per rinovimin e lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.