Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ka marre vendimin per te ardhmen e Skriniar: “Ja sa duhet te paguaje Barca ose Real per te.”

Interi ka marre vendimin per te ardhmen e Skriniar: “Ja sa duhet te paguaje Barca ose Real per te.”
Inter Club Staff

Interi nuk ka asnje qellim ne kete moment qe te privohet nga Milan Skriniar, nje nga shtyllat e mbrojtjes zikalter.

Mbrojtesi sllovak, pavarsisht se ka pasur shume veshtiresi per shkak te kalimit ne mbrojtjen me tre, mbetet nje nga mbrojtesat me te kerkuar ne Europe.

Shume klube jane vene pas tij, dhe sipas Corriere dello Sport, te pakten nese gjerat nuk ndryshojne, ai nuk do te levize nga Milano, me perjashtim te rastit kur ato do te paguajne cmimin qe Interi i ka vene lojtarit.

“Skriniar prej kohesh eshte ne radarin e klubeve me te medha. Interi ne te kaluaren ka refuzuar tentativat e Manchester City qe ne 2018 i ofroi Interit 65 milione euro.”

“Por ai u kerkua me vone edhe nga Manchester United dhe se fundmi nga Real Madrid dhe Barcelona.”

VLERESIMI – “Skriniar, edhe pse ka kaluar nje sezon me hije te shumta, per shka kte ndryshimit te sistemit dhe veshtiresite e adaptimit me rolin e ri te qendres se majte, per Conten eshte i paprekshem.”

“Ai e ka hedhur ne fushe gjithmone dhe me rritjen e Bastonit, Skriniar do te transferohet ne qendren e djathte, aty ku ndihem me ne shtepi.”

“Me siguri qe Interi nuk ka aspak per qellim te shese sllovakun, sidomos nese do te shitet Icardi, Perisic dhe Lautaro. Keshtu Interi sdo te kishte aspak nevoje per para te tjera.”

“Por gjithesesi Interi e ka vene nje cmim per te: do te duhen te pakten 75 milione euro cash per te bere Marotten qe te ulet ne tavolinen e diskutimeve.”

“Pikerisht kjo eshte shuma qe duhet te paguaje Barcelona ose Real Madrid (dy skuadrat qe jane te interesuara per te) sot.”

“Nderkohe, kjo shifer eshte goxha me e ulet nga 100 milione eurot qe kerkoheshin nga Interi vetem nje sezon me pare. Me siguri Pandemia dhe sezoni i tij jo i mire kane ndikuar jo pak.”

“Gjithesesi, ne kete moment Milan Skriniar ka nje pozicion mjaft te konsoliduar tek Interi dhe gezon besimin e plote te drejtuesve dhe tranjerit.”

“Por cmimi qe ka vene Interi per te eshte nje tregues i qarte se ne skuadren zikalter ne kete moment nuk ka asnje te pashitshem.”

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e Corriere dello Sport, e cila ka treguar keshtu situaten e sllovakut tek zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.