
Interi ka nje arme me shume: Joao Cancelo. Ja pse portugezi eshte bere i pazevendesueshem!
Ish-lojtari i Valencias e ka nisur me mjaft probleme sezonin por tashme eshte nje pike kyce e formacionit zikalter.
Spalletti duket se bashke me Interin ka rigjetur edhe nje prej pikave kyce te ketij Interi. Te dielen qe kaloi zikalterit shkelqyen ndaj Sampdorias ne transferte dhe treguan se mund ta luajne deri ne fund vendin e Champions League.
Nje nga ndryshimet qe ka sjelle nje fytyre te re tek Interi eshte mesfusha ku Vecino dhe Borja Valero jane zevendesuar me Rafinha dhe Brozovic.
Por tek Interi, ka nje njeri qe po ndihmon zikalterit ne menyre te mrekullueshme: ai quhet Joao Cancelo.
Ne fillim portugezi pati shume veshtiresi ne Serie A, por Spalleti ka arritur ta integroje plotesisht tek Interi i tij.
Faktikisht, edhe demtimi ne fillim te sezonit ja veshtiresoi gjerat, por Cancelo ja doli.
Numrat e tij jane shume te cuditshem: 5 prezenca (0 si titullar) dhe 47 minuta loje ne 17 ndeshjet e para te kampionatit, ndersa me pas 11 ndeshje (10 si titullar) per 901 minuta ne fushe me 3 assist te servirur.
Cancelo tashme eshte bere nje pike kyce e kesaj skuadre dhe kete gje tregoi me se miri kunder Sampdorias.
Joao po behet arma shtese e skuadres se Spallettit: mbrojtesi i krahut qe shtyn shume perpara ka aftesi te shkoje shpesh ne fundore per te krosuar dhe kroson mjaft sakte.
Por jo vetem: anesori portugez shpesh here shkon dhe ze njerin prej vendeve te mesfushorev dhe kthehet ne nje organizator gjate momenteve te ndryshme te lojes sepse ka aftesi te ndertoje ndersa nga ana tjeter D’Ambrosio kthehet me prapa qe te mbuloje ate.
I eshte dashur pak kohe, por ne fund Spalletti ja ka dale pak a shume si me Rudiger ne Rome kur kalonte nga mbrojtes i krahut te djathte ne nje mbrojtes qendre me Fazion dhe Manolas duke e bere Emerson Palmierin nje sulmues krahu.