Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ka zgjedhur: dy goditjet e para kane nje emer dhe nje mbiemer, ja detajet! “Gati 70 milione euro.”

Interi ka zgjedhur: dy goditjet e para kane nje emer dhe nje mbiemer, ja detajet! “Gati 70 milione euro.”
Inter Club Staff

Interi vazhdon rrugetimin e saj ne merkato. Jo vetem ne menyre metaforike, por shitja e pare qe rezultoi shume e madhe ka ndihmuar jo pak Interin.

Behet fjale per Mauro Icardin qe ka sjelle ne kasat e Interit jo pak, por plot 50 milione euro plus 7 bonuse.

Nderkohe tani Marotta dhe Ausilio jane ne momentin ku po bejne zgjedhje per sa i perket blerjeve qe do te vijne.

E keshtu, ne listen e drejtuesve te Interit jane dy emrat lojtaresh qe i eshte rrethuar emri me te kuqe prej muajsh. Deshira e Interit eshte qe te bllokohen menjehere.

I PARI ESHTE TONALI – “Marotta dhe Ausilio po punojne fort per Sandro Tonalin, jami shume me pertej nje ideje te thjeshte apo objektivi te lehte.”

“Interi nuk fshihet me dhe mesfushori i Brescias eshte emri kryesor per mesfushen dhe kontaktet po vazhdojne per ta sjelle ate ne shtepi.”

“Presidenti Cellino eshte nje kocke e forte, por nese deshira e lojtarit keshte kjo, atehere ai mund te beje pak”, ka shkruar Fabrizio Romano ne Calciomercato.com.

I DYTI QUHET MARASH DHE ESHTE NGA SHQIPERIA – “Tek Interi ka nje dakordesi totale per emrin ne mbrojtje ku Interi duhet te investoje.”

“Ai eshte Marash Kumbulla, lojtari i Verones qe ka terhequr vemendjen e te gjitha klubeve te medha Europiane kete sezon por ne vecanti Marotta dhe Ausilio jane te cmendur pas tij.”

“Napoli eshte parakaluar me kohe dhe Juventusi eshte informuar se Kumbulla deshiron Interin. Zikalterit mbeten perpara te gjithave sepse kane kontakte te vazhdueshme me lojtarin.”

“Tani pritet te mbyllet marreveshja edhe pse kerkesa fillestare e Verones eshte 25 milione sot, por eshte nje shifer qe pritet te ulet. Te dy ata mund te kushtojne rreth 70 milione euro per kasat e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.