Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi ka zgjedhur tranjerin e ri: eshte Pioli. Sot shkarkohet edhe De Boer. Vecchi…

Interi ka zgjedhur tranjerin e ri: eshte Pioli. Sot shkarkohet edhe De Boer. Vecchi…
Inter Club Staff

Ashtu si tregon Corriere dello Sport, aventura e Frank De Boer ne pankinen e Interit do te mbaroj sot, pas me pak se 90 ditesh.

Perpara stervitjes se ores 11 ne Pinetina, drejtori sportiv Ausilio, zevendespresidenti Zanetti dhe CFA Gardini do i komunikojne vendimin e mare nga Suning (me miratimin e tyre), sic tregon e perditshmja italiane, sepse drejtuesit e shikojne te pashmangshem kete vendim per te ndryshuar rruge sa jemi ne kohe.

Per Corriere dello Sport nuk ka me as dyshime: tranjeri i ri do te jete Stefano Pioli, i cili dje ishte ne avantazh te sigurte ndaj Guidolin, tjeter kandidat Italian. Ish tranjeri i Lazios aktualisht eshte ne Amerike me pushime me familjen e tij, por eshte kontaktuar nga drejtuesit zikalter dhe do te tentoje te rikthehet sa me shpejt te jete e mundur ne Itali.

Tani duhet te kuptohet nese mund te jete qe te enjten ne pankine ne Europa League kunder Southampton ose thjesht do te mare pjese ne kete ndeshje qe nga tribuna e te filloje te punoje qe nga e premtja ne Appiano Gentile. Per kete motiv, Interi te enjten do te stervitet nga Stefano Vecchi, tekniku italian i Primaveres qe pritet te zhvilloje edhe stervitjen e sotme me skuadren e pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.