Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi merr fryme lirisht: ja gjendja e Vrslajko dhe Asamoah! Ndaj Bolognes te dy ata priten qe…

Interi merr fryme lirisht: ja gjendja e Vrslajko dhe Asamoah! Ndaj Bolognes te dy ata priten qe…
Inter Club Staff

Ndaj Torinos ne Meazza ne ate 2-2 nuk kishte lajme te keqija vetem per sa i perket rezultatit, por edhe per dy nga blerjet e reja te Interit kete vere qe dolen nga fusha e lojes te demtuar dhe bene zevendesim te detyruar. 

Behet fjale per Sime Vrslajko dhe Kwadwo Asamoah qe te dy pesuan nga nje traume ne kemben e djathte.

Por duket se kete mengjes ka lajme te mira per Interin, tifozet zikalter dhe Luciano Spallettin.

Lojtari kroat dhe ai ganez, te cilet dolen te dy me dhimbje nga fusha e lojes te dielen, diten e djeshme jane stervitur rregullisht dhe testet e para kane treguar se nuk kane asgje serioze.

Keshtu, prezenca e tyre ndaj Bolognes nuk eshte aspak ne dyshim e keshtu tregon edhe La Gazzetta dello Sport:

“Ka lajme te mira nga e hena interiste. Per shembull lajme te mira jane ato qe vijne nga Vrslajko dhe Asamoah, te cilet e kishin lene fushen e lojes per nje demtim ne kemben e djathte.”

“Asnjeri nga te dy nuk ka bere teste shtese, por vetem ato normalet dhe me pas jane stervitur rregullisht.”

“Kroati ka bere nje pune te plote me shoket ndersa Asamoah ka bere nje stervitje me te personalizuar.”

“Por Spalletti mund te buzeqeshe, sepse asnjeri prej te dyve nuk konsiderohet ne rrezik per Bolognen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.