Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi merr nga UEFA cmimin “Klubi me i mire Profesionist”: ja per cfare behet fjale

Interi merr nga UEFA cmimin “Klubi me i mire Profesionist”: ja per cfare behet fjale
Inter Club Staff

Nje tjeter cmim per Interin dhe per sektorin akademine e saj qe keshtu nga Grassroots Awards 2019, ka marre nga UEFA cmimin si “Klubi me i mire Profesionist”.

Shkollat e futbollit, Inter Grassroots Program dhe Qendra e Formacionit certifikojne edhe njehere cmimin qe mori Interi edhe nga Federata Italiane jo shume kohe me pare.

Projektet e Interit qe moren cmim ishin:

  1. Shkollat e futbollit, te lindura ne 2003 per te promovuar lojen e futbollit ndermjte moshave te reja.
  2. Inter Grassroots Program, e ideuar rreth 20 vitem e pare si nje nga projektet qe do te zhvilloje lojtaret e rinj ne territorin kombetar italian.
  3. Zhvillimin natyral i qendrave te formimit futbollistit te Interit qe sot jane plot 15 ne te gjithe Italine.

Me kete motivim UEFA i ka dhene kete cmim klubit zikalter: “Komisioni Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur qe te vleresoje F.C. Internazionale Milano me cmimin “Klubi me i mire Profesionist”.

Related image

“Ky cmim i jepet klubeve qe pervec aktivitetit profesional, perfshihen edhe ne nje axhente te pasur dhe iniciativa sociale te aktivitetit futbollistik ne komunitetin lokal dhe kombetar.”

“Komisioni ekzekutiv deshiron te theksoje se sa shume e meriton Interi me fushatat e saj kete cmim.”

Nderkohe menjehere pas cmimit te fituar, per mediat ka folur Roberto Samaden, pergjegjes i sektorit te te rinjve zikalter i cili ka komentuar me kenaqesi te madhe kete lajm.

“Pas cmimit qe morem muajt e kaluar nga Federata Italiane e Futbollit dhe per te gjithe personat qe na kane ndihmuar per te zhvilluar keto programe, ky cmim eshte per ta.”

“Per ne te marresh kete cmim do te thote shume sepse kete vit festojme 10 vjetorin e krijimit te Qendrave te Zhvillimit dhe ky eshte nje tregues i vecante se jemi ne rruge te mbare.”

“Pertej te gjerave, ky eshte nje motivim shume i madh per te vazhduar me punen tone rritese cdo dite duke rritur djemte tane.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.