Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

639 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Interi mposhtet GdS: “Mungojne kampionet, Marotta ne kerkim. Dhe Spalletti gabon kur…”

Interi mposhtet GdS: “Mungojne kampionet, Marotta ne kerkim. Dhe Spalletti gabon kur…”
Ardis
  • On 29/11/2018, 16:19

Nje gol i Eriksen 10 minuta perpara se te mbaronte ndeshja, e denon Inter-in me KO kunder Tottenham: tashme zikaltrit nuk varen me nga fati i tyre edhe pse kane akoma mundesi per te kaluar turin qe do te vinte ne rasten kur Inter-i do te merrte nje rezultat me te mire se anglezet ne ndeshjen e fundit te grupit.

PERBALLJA ME TOTTENHAM“Rrethimi i paralajmeruar nuk eshte pare ne asnje moment, Kane nuk ka qene asnjehere i rrezikshem ne porte. Skriniar dhe De Vrij e kane menaxhuar shume mire mbrojtjen dhe nuk ka qene asnjehere ne rrezik”.

“Brozovic ka arritur te menaxhoje qarkullimin e topit dhe kundersulmet, edhe pa ndihmen e Nainggolan qe Spalletti e nderroi perpara pushimit te fund pjeses se pare: nje gabim qe e aktivizoi ne keto kushte”.

“Nderrimi, Borja Valero, ishte me i miri. Inter-i ka kerkuar edhe te fitoje dhe ka krijuar rrezikshmeri. U dorezua vetem 10 minuta nga fundi, nen kembet e Eriksen”, thekson Gazzeta dello Sport qe ve ne dukje limitet e skuadres:

“Kunder nje Tottenham-i modest, si ajo skuader e djeshme, Interi duhej te imponohej, ta kapercente. kishte deshire, por nuk kishte mjetet per ta bere. Kjo eshte pjesa ku duhet perforcuar skuadra, ashtu si dy ndeshjet kunder Barcelona-s qe e tregoi ne menyre te dukshme”.

“Ne kualitet. Mbi te gjitha nese Nainggolan dhe Perisic vazhdojne te performojne ne kete nivel. Ne nje ndeshje te Champions League, lojtari me i mire nuk mund te jete Borja Valero. Duhen kampione te nivelit nderkombetare, lojtare te mesfushe. Beppe Marotta ka filluar te punoje mbi kete dhe po kerkon”.

NAINGGOLAN – Nder vleresimet e trishtueshme nuk mund te mos permendim Radja Nainggolan: mesfushori belg ka dale perpara se te mbaroje pjesa e pare per shkak te nje dhimbjeje te rradhes.

“Me vjen keq qe Nainggolan eshte vite drite larg formes se tij me te mire. Ninja i vertete do te kishte bere deme duke kundersulmuar ne menyre te zemeruar dhe Icardi do te kenaqej. Perkundrazi, belgu eshte ne probleme, pa hapin e duhur, pa ritem, gabon shume dhe Spalletti e zevendeson perpara se te mbaroje pjesa e pare!”

Me pas gazeta shpjegon se cfare i duhet Inter-it per tu kualifikuar: “te fitoje kunder PSV-se dhe te shpresoje qe Messi dhe shoke te mos e vleresojne impenjimin kunder Spurs-ave”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.