
Interi ne ankth per Medel: sot teste mjekesore ne kofshen e djathte!
Rritet ankthi ne shtepine Inter, ku nga momenti ne moment pritet nje pergjigje per testet mjekesore qe do te beje ne Kili lojtari zikalter Gary Medel.
Ai te shtunen e kaluar doli nga fusha pas nje problemi ne kofshen e djathte ne ndeshjen ndaj Torinos. Fakti eshte se Pitbulli interist kerkoi zevendesimin dhe se kishte dhimbje ne kofshe: zevendesimi i tij mund te shihet edhe si nje mase parandaluese por mund te jete edhe dicka me e rende. Pikerisht per kete arsye po priten pergjigjet perkatse nga mjeket kopetent per te mare vesh realisht gjendjen e tij.
Nderkohe, te enjten Kili i tij do te luaje ne Buenos Aires ndaj Argjentines dhe ai deshiron me cdo kusht te jete prezent per kombetaren e tij. Interi po pret pergjigje, Kili gjithashtu.